Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Çrregullime Mendore, e cila shënohet më 10 tetor, KMDLNj shkruan se trajtimi i këtyre personave në Kosovë nuk është në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.
Shkrimi i plotë:
“Më 10 tetor është Dita Ndërkombëtare e personave me çrregullime mendore dhe e cila shënohet si ditë kur bëhet thirrje për trajtimin e këtyre personave duke respektuar dinjitetin e tyre, si njëra nga vlerat elementare të të drejatve të njeriut. Gjithashtu, kjo ditë është edhe një vërejtje publike si dhe kërkesë drejtuar institucioneve përgjegjëse që të luftojnë dhe ndërrmarrin masa ligjore ndaj atyre që kontribuojnë, thërrasin apo edhe vazhdojnë stigmatizimin e kësaj pjese të qytetarëve të Kosovës e cila, falë rrethanave objektive dhe subjektive edhe më tutje po margjinalizohet duke ua shkelur të drejtat elementare të njeriut. KMDLNj, i përkrahur nga KFOS e bënë monitorimin e institucioneve ku mbahen të privuar nga liria në mënyrë të pavullnetshme personat me çrregullime mendore duke identifikuar problemet me të cilat përballen këto institucione, familjet e tyre dhe vet personat në mënyrë që të dalë me rekomandime në bazë të prioriteteve për përmirësimin e kushteve të trajtimit dhe mbajtjes të këtyre personave sikur edhe stafit që është përgjegjës për trajtim.
Trajtimi i personave me çrregullime mendore në Kosovë, jo në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare, në radhë të parë është për shkak të moszbatimit të Ligjit për Shëndetin Mendor dhe akteve tjera nënligjore se sa mungesa e trajtimit profesional i cili jo se ka kapacitete profesionale dhe materiale për trajtim në përputhje me standardet e parapara për vendet e zhvilluara mirëpo, ka mundësi t’i plotësojë standardet minimale të nevojshme dhe të pranueshme për shtet dhe shoqëri në transiocion siç është Kosova.
Stigmatizimi dhe margjinalizimi i personave me çrregullime mendore në radhë të parë e ka burimin te familja (në të shumtën e rasteve), e cila nuk ka mundësi të kujdeset për një kohë të gjatë, pastaj te rrethi shoqëror i cili ka mungesë të vetëdijes për domosdoshmërinë e trajtimit të këtyre personave pa ua cënuar dinjitetin pastaj shkaku se ka shpërputhje të madhe në zbatimin e ligjit dhe për pasojë kemi raste që në një mungesë të vendimi gjyqësor (në rrethana emergjente) institucionet përkatëse, për t’i eliminuar pasojat e mundshme për qytetarë apo vet personin me çrregullime mendore, detyrohen ta pranojnë një person, pa vendim të institucionit përkatës. Aktualisht, barra kryesore për trajtimin e personave me çrregullime mendore iu takon institucioneve shëndetësore të cilat edhe vet punojnë në kushte jo të mira, ka mungesë të barnave (jo nga lista esenciale) por nga lista e barnave specifike për këtë kategori sikur që stafi përgjegjës për këtë kategori nuk stimulohet për angazhime dhe rrezikshmëri.
Krahasuar me vitet e mëparshme, Kosova ka bërë përparime në trajtimin e kësaj kategorie të cilat janë të dukshme dhe të prekshme dhe në kuadër të mundësive ekzistuese materiale, mirëpo është standardeve ndërkombëtare që zbatohen në shtete të tjera.
Përmes bashkëpunimit me mekanizmat monitorues qevevritar dhe në veçanti jo- qeveritar është bërë më i lehtë identifikimi i problemeve ekzistuese me të cilat sigurohet transparenca dhe kërkohet llogaridhënia më e madhe.
KMDLNj, do të vazhdojë monitorimin e këtyre institucioneve sipas parimit të partneritetit dhe bashkëpunimit duke kërkuar zbatimin e Ligjit për Shëndetin Mendor i cili garanton trajtim dinjitoz dhe jodiskriminues të personave me çrregullime mendore. Në këtë kontekst do të ketë takime me Zyre Ligjore të Ministrisë së Shëndetësisë, Këshillin Prokurorial të Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Zyrën e Kryeministrit”.