Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar përmes një komunikate për medie në lidhje me grevën 3-javëshe të mësimdhënësve të udhëhequr nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).
KMDLNj thotë se greva e SBAShK-ut ka qenë shantazhuese, duke kushtëzuar MAShT-in të pranoj çdo kërkesë të Kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.
Reagimi i plotë i KMDLNj:
SBASHK –u , në me krye Rrahman Jasharaj pati organizuar një grevë duke i lënë për më shumë se 15 ditë pune nxënësit e të gjitha niveleve hiç këtu nivelin e lartë të arsimit, jo në kërkesë të kushteve më të mira të punës për mësuesit, arsimtarët dhe profesorët apo të nxënësve, jashtë procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Kjo grevë, fund e krye ka qenë një grevë shantazhuese, duke kushtëzuar MAShT-in të pranojë çdo kërkesë të Rrahman Jasharaj dhe duke degraduar skajshmërisht autoritetin e drejtorëve dhe drejtorive komunale të arsimit. DKA –të ishin të detyruara, sipas ligjit të zbatojnë vendimin e MAShT-it për kompensimin e orëve të humbura në ndërkohë që “ arusha “ e SBAShK-ut , me të gjitha mjetet e lejuara dhe të palejuara ka veprur që ky vendim të mos zbatohet. SBAShK-u dhe Rrahman Jasharaj , ka manipuluar në mënyrën më të paskrupullt të mundshme me punëtorët e arsimit duke luajtuar me rritje të pagave sikur që në mënyrë flagrante i ka shkelur të drejtat e nxënësve dhe të drejtat e prindërve të përfaqësuar përmes Këshilli Prindëror si dhe atyre mësimdhënësve që kanë shprehur gatishmëri të zbatojnë vendimet e MAShT-it , përmes DKA-ve. Është e palejueshme dhe e dënueshme që në emër të realizimit të drejtave tuaja , t’i shkilni të drejtat e të tjerëve siç ka vepruar SBASHK-u dhe kingu Jasharaj. KMDLNj e përkrahë çdo grevë , si një vlerë të një demokracie por se nuk e ka përkrahur një grevë tipike shantazhuese siç ka qenë ajo e SBAShK-u. Shantazhimi që i bënë SBAShK –u MAShT-it dhe sfidimi që gjithashtu ua bënë institucioneve të Kosovës , pa shfaqur asnjë gatishmëri për kompromis është i dënueshëm dhe nuk duhet të lejohet . Pasi Qeveria e Kosovës iu nënshtrua një shantazhimi të lakuriquar të SBAShK-ut duke ua rritur pagat siç ishin marrë vesh , SBAShK-u doli me kërkesa tjera që t’u rritet rroga edhe mësuesve të cilkit të ulët. Edhe për këtë u arritë pajtimi dhe SBAShK-u e vazhdoi shantazhimin me rritje të rrogave të psikologëve , sekretarëve dhe personelit tjetër. Mos u habitni që , edhe nëse arrihet marrëveshja për rritje të rrogave edhe për të gjithë këta , SBAShK-u dhe Shkëlqesia e Tij , z. Rrahman Jasharaj do të kërkojnë t’iu rriten pagat edhe fallxhorëve në Tanzani ! Me këtë greva e SBAShK-ut do të internacionalizohej përmes përshirjes së Tanzanisë. Në takim të përbashkët midis MASHT-it , DKA –ve dhe KMDLNj-së , në përpjekje për të gjetur një kompromis , përkundër qëndrimit shumë bashkëpunues dhe mirëkuptues të MASHT-it , SBASHK-u e lëshoi takimin në mënyrë demonstrative në çastin kur u përmend rroga e Shkëlqesisë së Tij , z. Rrahman Jasharaj e cila aspak nuk ishte e karakterit social por se ishte bukur progresive , si shifër. Në atë takim , të gjitha palët u pajtuan të presin vendimin e Gjykatës pasi që SBASHK-u kishte kundërshtuar ligjërisht vendimin e MASHT –it për kompensim të orëve të humbura , si pasojë e një greve shantazhuese. Së fundi , Gjykata Themelore në Prishtinë mori vendim në favor të MASHT-it dhe kundër SBASHK-ut dhe Shkëlqesia e Tij , z. Rrahman Jasharaj , në vend se t’i shrytëzojë mundësitë tjera ligjore të ankimimit e që edhe i takojnë , vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë e diskualifikoi në mënyrë “ shkencore “ dhe me argumentin që i mbulon të gjitha veprat penale , morale , dështimet , parashikimet etj., me ato politike . Si autoritet i pranuar ndërkombëtarisht në fushën e Psikologjisë dhe Psikoanalizës dhe i cili radhitet në pesëshen e parë të autoriteteve botërore në këto fusha pas Karl Jungut , Sigmund Frojdit , Fridrih Niçes dhe Shopenhauerit , Rrahman Jasharaj ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Themelore mbështetet në emocione dhe jo në fakte. Si nënshkrues i një marrëveshjeje politike me parti politike gjatë fushatës të zgjedhjeve të fundit me të cilën , në kundërshtim me të gjitha parimet e organizimit dhe veprimit sindikalist e bëri publik klientelizmin e SBASHK-ut ndaj një koalicioni partiak , tash , Shkëlqesia e Tij , z. Rrahman Jasharaj po deklaron se vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është i motivuar politikisht. Gjatë këtij rrugëtimi “ argumentues “ , në mënyrë shpërfillëse u deklarua edhe për Këshillin Prindëror.
Pas gjithë këtyre zhvillimeve ku Shkëlqesia e Tij , z. Rrahman Jasharaj , në mungesë të arushës së Prizrenit dhe reperes Zefi , të stërpërdorur kohëve të fundit , ishte figura kryesore dhe markante e të gjitha mediave , përsëri u aktualizua mediatikisht duke u bërë Gjykatë Apeli , zëvendësimi i orëve të humbura nuk ka më asnjë kuptim dhe KMDLNj , çdo përpjekje për zëvendësim e sheh të vonuar , që nuk do të mirëpritet nga nxënësit e as nga prindërit . Orët mund të zëvendësohen mirëpo rezultati i këtij zëvendësimi do të jetë i papërfillshëm.
KMDLNj propozon që të pritet vendimi i plotëfuqishëm i gjykatës dhe nëse del se SBASHK –u dhe Shkëlqesia e Tij , z. Rrahman Jasharaj kanë përgjegjësi për situatën e krijuar atëherë duhet të kallëzohen penalisht për shantazhim , si mjet për arritjen e qëllimeve të pasurimit duke dëmtuar procesin mësimor si dhe duke e dëmtuar Buxhetin e Kosovës. Nëse SBASHK-u ka organizuar grevë atëherë është dashur t’ua kompensojë anëtarëve të vet ditët e grevës sepse asnjë shtet në botë nuk paguan për punën që nuk e bëni , madje edhe e sabotoni. Qeveria e Kosovës nuk është dashur t’ua paguajë pagat për aq kohë sa kanë bërë grevë . Nëse vazhdohet në këtë mënyrë dhe nëse lejohet shantazhimi si mjet për arritjen e qëllimeve atëherë po del se Shkëlqesia e Tij , z. Rrahman Jasharaj është mbi Ligjin për Arsim , mbi MASHT-in , mbi Qeverinë e Kosovës , mbi Gjykatat dhe mbi vet Kushtetutën e Kosovës. Dhe mbi arushën e Prizrenit !