KMDLNj kërkon nga Inspektorati Policor të hetojë arrestimin e Arsenijeviqit, pse fishkëlleu kur kaloi Kurti

Prishtinë | 10 Sht 2024 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës që të bëjë hetime urgjente për arsyen e arrestimit të politikanit serb Aleksandar Arsenijeviq, i cili sipas raportimeve të medieve paska fishkëllyer kur ka kaluar kryeministri Albin Kurti, sot gjatë një vizite në veri të Mitrovicës.

REAGIMI I KMDLNj-së:

Sipas disa mediave të Kosovës, gjatë vizitës së KM të Kosovës Albin Kurti në veri të Kosovës,
policia ka arrestuar politikanin serb Arsenijeviq shkaku se paska fishkëlluar kur ka kaluar KM
Kurti afër tij. KMDLNj nuk ka informata tjera për arrestimin e politikanit serb prandaj kërkon që
Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime urgjente për arsyen e arrestimit nëse pohimet e
mediave janë të vërteta.

Nëse vetëm fishkëllima ndaj KM të Kosovës është arsye e vërtetë dhe e
vetme, kjo do të ishte shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, mohim i shprehjes së lirisë së fjalës
dhe të drejtës për protestë paqësore e që garantohet me ligjet e Kosovës dhe dokumentet
kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Nuk është herë e parë që Arsenijeviq
arrestohet dhe pas intervistimit policor lirohet.

KMDLNj mbron të drejtën e lirisë së fjalës, shprehjes dhe protestës paqësore pavarësisht
përkatësisë kombëtare, besimit, bindjeve politike,  racës, gjinisë, moshës dhe statusit në shoqëri.
Hetime dhe masa për shkelje eventuale.

Shërbimi për Informim

Të ngjashme