Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një njoftimi për media ka thënë se Qeveria dhe Kosova është vënë para një presioni, kërcënimi dhe shantazhi për zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave serbe, andaj ka kërkuar nga subjektet politike në vend që të bëhen bashkë në mënyrë që Kosova të mos dëmtohet.
KMDLNJ ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të angazhohet seriozisht në ndërtimin e një konsensusi politikë dhe nacionalë.
“Qeveria e Kosovës sot dhe vet Kosova është vënë para një presioni, kërcënimi dhe shantazhimi të fuqishëm për zbatim të kësaj Marrëveshjeje; Lista Serbe dhe Goran Rakiq janë kërcënuar, bashkë me Vuçiqin dhe Petkoviqin se nëse Asociacioni nuk themelohet në muajin nëntor, të gjithë serbët do të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës. Në anën tjetër , Raporti i Progresit kërkon që urgjentisht të themelohet Asociacioni dhe se Marrëveshja finale gjithëpërfshirëse është çështja e ngutshme. Kur kësaj i shtohet konfikuracioni i ri diplomatik në Ballkan atëherë bëhet e qartë se bisedimet me Serbinë janë afër përfundimit dhe se Marrëveshja finale thuaja është gatuar”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Kosova, nga shumë shtete, edhe ato që ia kanë njohur pavarësisnë po konsiderohet si rast i papërfunduar sa i përket intergritetit territorial dhe shtrirjes së sovranitetit. Që nga fillimi i bisedimeve me Serbinë qartazi , nga “lehtësuesit” është deklaruar se çdo çështje do të diskutohet në tavolinën e bisedimeve dhe se nuk do të ketë asnjë temë tabu.
Mbi këto baza, dhe e përkrahur fuqishëm nga disa fuqi të mëdha botërore dhe shtete evropiane Serbia , jo që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës por se ka deomostruar pretendime të qarta ndaj integritetit territorial duke e vënë Veriun e Kosovës 100% nën kontrollë sikur që ka instrumentalizuar serbët që kanë jetuar dhe jetojnë në brendi të Kosovës skajshmërisht duke përdorur “zonat e mbrojtura” nga Ahtisari dhe të tjerët.
Në këtë kontekst është nënshkruar në Bruksel (në mesin e shumë marrëveshjeve) Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave serbe ndonëse në Kosovë ishte dhe është një Asociacion i ligjshëm i komunave, pavarësisht përkatësisë etnike. Po i njejti Asociacion ishte votuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015 me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit, aq sa është e nevojshme për ratifikimin e një Marrëveshjeje ndërkombëtare e që pastaj krijon raport obligativ për zbatim për faktin se në Kushtetutën e Kosovës thuhet shprehimisht se:” një Marrëveshje ndërkombëtare ratifikohet me votat e 2/3 të deputetëve të Kosovës…”, pa e kushtëzuar (sikur në shumë vende të botës, si p.sh në Shqipër) se: “një Marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të ratifikohet në Kuvend pa pëlqimin e Gjykatës Kushtetuese….”. Tash, ato 23 shkeljet që i ka evidentuar Kushteuta e Kosovës në Marrëveshjen e Asociacionit të komunave serbe janë të papërfillshme she shërbejnë vetëm për arsyetim dhe larje duarsh (si Pont Pilati), për nënshkruesit, përkrahësit dhe votuesit e kësaj Mrrëveshjeje.
Serbia, që është krejt e pritshme sikur edhe bëshkësia ndërkombëtare po këmbëngulë që të respektohet dhe zbatohet Marrëveshja burimore ndërsa vendimet dhe rekomandimet e Gjykatës Kushteuese të Kosovës e përmendin vetëm për të treguar se edhe Kosova paska Gjykatë Kushteuese duke përdorur standarde të dyfishta: vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pavlefshme kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave serbe ndërsa janë të vlefshme dhe duhet të zbatohen në rastin e Manastirit të Deçanit ku, nën presion politik dhe në mënyrë të kundërligjshme tjetërsohen 24 hektarë tokë, pronë publike, sipas ligjeve diskriminuese të Serbisë.
Qeveria e Kosovës sot dhe vet Kosova është vënë para një presioni, kërcënimi dhe shantazhimi të fuqishëm për zbatim të kësaj Marrëveshjeje; Lista Serbe dhe Goran Rakiq janë kërcënuar , bashkë me Vuçiqin dhe Petkoviqin se nëse Asociacioni nuk themelohet në muajin nëntor, të gjithë serbët do të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës. Në anën tjetër , Raporti i Progresit kërkon që urgjentisht të themelohet Asociacioni dhe se Marrëveshja finale gjithëpërfshirëse është çështja e ngutshme. Kur kësaj i shtohet konfikuracioni i ri diplomatik në Ballkan atëherë bëhet e qartë se bisedimet me Serbinë janë afër përfundimit dhe se Marrëveshja finale thuaja është gatuar.
KMDLNj i sheh të panevojshme dhe të tepërta përplasjet midis liderëve politikë sikur edhe marrja , deri në ekzaltim me rezultatet e zgjedhjeve lokale në kohën kur për Kosovën pritet të merret një vendim, siç thonë vendimmarrësit ndërkombëtarë i dhimbshëm për Kosovën.
KMDLNj-ë vlerëson se opozita aktuale ka përgjegjësi konkrete dhe faktike për Marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave serbe si dhe për ratifikimin e kësaj Marrëveshjeje andaj nuk ka kredit moral dhe politikë të luftojë pozitën (Qeverinë aktuale) me këto armë.
KMDLNj kërkon nga Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti të angazhohet seriozisht dhe konkretisht për ndërtimin e një konsensusi politikë dhe nacional pas së cilës do të nënshkruhej një Marrëveshje eventuale me Serbinë. Në formën e sidomos në përmbajtjen që e ka Asociacioni i ratifikuar duhet të diskutohet vetëm nëse garantohet pacënueshmëria e kufijve të jashtëm të Kosovës përmes njohjes reciproke si dhe duke njohur dhe pranuar kufijtë aktualë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë nënshkrim të Marrëveshjes detyruese me Serbinë pa konsensus politik dhe nacional.
Subjektet politike kosovare dhe liderët politikë duhet ta ndërtojnë këtë unitet në mënyrë që Kosova të dëmtohet sa më pak. Nëse Serbia dhe Lista Serbe po e shantazhojnë Kosovën në mënyrë agresive dhe të dhunshme për formimin e Asociacionit të komunave serbe edhe BE po e shantazhon Kosovën në mënyrë të sofistikuar përmes raporteve dhe pengimit të shtrirjes së sovranitetit në pjesën Veriore të Kosovës.
Sulmet ping-pong midis pozitës dhe opozitës vetëm sa po e dëmton pozicionin e Kosovës duke i krijuar të gjitha kushtet për një Marrëveshje të keqe.
Prandaj, duhet të kuptojnë se përgjegjësia për dëmin eventual, shumë të mundshëm për Kosovën nuk do të mund të individualizohet përgjegjësia por do të jetë e të gjithëve. Në këto kohëra transparenca për bisedimet dhe proceset është jetike dhe paraqet kusht për mbijetesën dhe ekzistencën e Kosovës dhe kjo, për fat të keq po mungon!