Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, F.B i cili ishte duke vuajtur dënimin në Burgun e Dubravës ka ndërruar jetë.
F.B vuante diabeti i tipit 2, si dhe ka pasur probleme të theksuara kardiologjike dhe me mushkëri.
I ndjeri është trajtuar disa herë në Ambulancën e Burgut, në Spitalin Rajonal të Pejës si dhe në QKUK.
Si pasojë e përkeqësimit të vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore , i lartëpërmenduri ka ndërruar jetë më datën 4 .08.2017 në ora 22:25.
KMDLNj ka reaguar lidhur me këtë rast, duke thënë qe është i shqetësuar thellësisht me neglizhencën e atyre që vendosin për pezullimin e përkohshëm të dënimit , për shkaqe shëndetësore dhe kërkon përgjegjësi nga komisioni që vendosë për marrjen e vendimit për pezullim.
“KMDLNj është i vetdijshëm se Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve dhe Shërbimi Korrekteus i Kosovës nuk kanë më shumë mundësi të bëjnë për shëndetin apo trajtimin e personave të privuar nga liria por është i shqetësuar thellësisht me neglizhencën e atyre që vendosin për pezullimin e përkohshëm të dënimit , për shkaqe shëndetësore dhe kërkon përgjegjësi nga komisioni që vendosë për marrjen e vendimit për pezullim sikur që kërkon që edhe puna e këtij komisioni të monitorohet duke u krijuar kushtet për një transparencë që siguron përgjegjshmërinë gjatë marrjes së vendimeve. Nuk është ky rasti i vetëm që një i burgosur vdes duke kërkuar mëshirë për gjendjen shëndetësore sikur që KMDLNj alarmon se janë edhe së paku katër raste që kanë kërkuar pezullim të dënimit për shkaqe jashtëzakonisht të përkeqësuar shëndetësore e të cilat mund të përfundojnë me fatalitet nëse nuk merret një vendim. Sigurisht se pezullimi i dënimit nuk garanton se një të dënuari mund t’i shpëtohet jeta mirëpo duhet të kuptohet se një i dënuar me një diagnozë terciare duhet ta ketë të drejtën të vdesë në rrethin familjar apo duhet t’ipet mundësia të kërkojnë shërim të cilin sistemi aktual shëndetësor i burgjeve , në raste të caktuara as ai publik nuk janë në gjendje të ofrojnë mundësi për trajtim shëndetësor” thuhet ne komunikaten e KMDLNj-së.