Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka theksuar se ish-politikani serb, Oliver Ivanoviq, është përgjegjës për vrasjen e 49 shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Në një komunikatë për medie, KMDLNj, gjithashtu e ka kundërshtuar adresimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me rastin e 5 vjetorit të vrasjes së Ivanoviqit.
Komunikata e plotë:
Më 16 janar 2018, në ora 8.15 të mëngjesit para zyres së partisë që e drejtonte, në Mitrovicë ishte vrarë Oliver Ivanoviq, i akuzuar dhe i dënuar për krime lufte dhe shkelje të së drejtës humanitare me 9 vite burg ndërsa rasti ishte kthyer në shqyrtim në Gjykatën Themelore në Mitrovcë. Oliver Ivanoviq ishte një kohë deputet i Kuvendit të Kosovës sikur që portretizohej si lider i serbëve të Veriut të Kosovës ndërsa për KMDLNj –në nuk kishte asnjë dyshim se ai kishte përgjegjësi komanduese dhe ishte urdhërdhënës për krime lufte dhe shkelje të zakoneve të luftës gjatë luftës së fundit në Kosovë sikur edhe për krime kundër njerëzimit, pas përfundimit të luftës. Në bazë të dëshmive nga dëshmitarët që mbijetuan ekzekutimin dhe fakteve tjera të filmuara nga Halit Berani dhe bashkëpunëtorët në Qendrën Rajonale në Mitrovicë, Zyra e KMDLNj –së në Prishtinë e akuzoi Oliver Ivanoviqin për vrasjen e 39 shqiptarëve, që të gjithë civilë të paarmatosur gjatë luftës sikur edhe 9 shqiptarëve dhe 2 boshnjakëve, në shkurt të vitit 2000 në Mitrovicen e Veriut, e ndarë dhe e okupuar nga forcat paraushtarake dhe parapolicore serbe. Kallëzimet penale kundër Oliver Ivanoviqit dhe personave të tjerë nuk ishin trajtuar fillimisht nga UNMIK-u e pastaj as nga EULEX-i, deri në kohën kur këto dyshimje u bënë publike.
Pas denoncimeve të vazhdueshme për përgjegjësinë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj Oliver Ivanoviqit, më datë 23.04.2013, Halit Berani, koordinator i Q.R. të KMDLNj–së , Halit Berani ishte ftuar në EULEX – ku kishte dhënë deklaratë dhe ofruar prova me të cilën vërtetohej përgjegjësia e Oliver Ivanoviqit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj civilëve shqiptarë, boshnjak dhe të tjerë. Pas kësaj Ivanoviq u arrestua dhe u dënua me 9 vite burg nga Gjykata Themelore kurse Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rishqyrtim. Po cilat ishin pretendimet e faktuara të KMDLNj –së kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit:
KMDLNj –ë kishte kundërshtuar që një delegacion i Kuvendit të Kosovës të merrte pjesë në varrimin e Oliver Ivanoviqit sikur edhe aktivitetet tjera përcjellëse që e amnistonin dhe glorifikonin figurën e një të dyshuari dhe të dënuari për krime lufte e që ishte Oliver Ivanoviq. Çdo solidarizim me Oliver Ivanoviq dhe të tjerëve ishte dhe është fyerje për viktimat, familjet e tyre, Policinë e Kosovës për krime lufte, prokurorinë që bëri punë për qa sa i lejonin mundësitë aq më parë që deri në vitin 2018 përgjegjësitë për krime lufte ishin te EULEX –i. Ky glorifikim është fyerje dhe shpërfille e punës së OJQ –ve që janë marrë me hulumtimin e rasteve të krimeve të luftës dhe, pa të cilët nuk do të mund të mbahej asnjë gjykim për krime lufte në Kosovë.
KMDLNj –ë kundërshton fuqishëm adresimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me rastin e 5 vjetorit të vrasjes (të pasqaruar) të të dyshuarit dhe të dënuarit për krime lufte në Kosovë, Oliver Ivanoviq me fjalë që janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, me të drejtat e viktimave për drejtësi dhe të drejtat e familjarëve për drejtësi dhe informata e që është dekurajim për të gjithë ata që angazhohen për drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për ata që kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, pas një gjykimit të drejtë, të paanshëm dhe të pandikueshën politikisht apo mbi ndonjë bazë tjetër. Duket qartazi se në Kosovë për shkak të një oportuniteti politik, krimet e luftës do të luftohen vetëm në planin retorik e që, me kalimin e kohës dhe ndonjë marrëveshje politike ato do të margjinalizohen krejtësisht. Për KMDLNj –ë është shqetësuse fakti se, as presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe as kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk kanë reaguar për këtë adresim glorifikues të kryeministrit për Oliver Ivanoviq sikur edhe përpjekjet e disa deputetëve të krijojnë një diskurs arsyetues për këtë adresim i cili nuk ka asnjë bazë ligjore dhe as logjike. Duket pas këtij adresimi, të pakundërshtuar zyrtarisht të kryeministrit për rastin Ivanoviq, nuk ka mbetur asgjë tjetër përveç që kryetari i Kuvendit të Kosovës ta thërras një seancë të jashtëzakonshme ku presidentja do ta propozojë që Oliver Ivanoviq, post mortem të shpallet Qytetar Nderi, i Sinqertë dhe i Respektuar i Mitrovicës. TURP I PËRJETSHËM DHE EKZEKUTIM I SËRISHËM I VIKTIMAVE të Oliver Ivanoviqit nga ata që me Kushtetutë duhet t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë të gjitha viktimet, pavarësisht përkatësisë nacionale, fetare, moshës, gjinisë, bindjeve politike, statusit në shoqëri etj.
KMDLNj – ë ka ofruar fakte të mjaftueshme me të cilat vërtetohet përgjegjësia konkrete dhe faktike e Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve për veprat e krimeve të luftës, shkeljes së të drejtës humanitare dhe krimeve kundër njerëzimit përmes deklaratave të dëshmitarëve okularë, listave të personave të ekzekutuar, fotografi, filmime të rasteve, listave të personave të dëbuar dhunshëm, pengimi i personave të dëbuar dhunshëm që të kthehen në pronat e tyre si pasojë e spastrimit etnik. Vrasja e Oliver Ivanoviqit e pamundëson gjykimin e tij e që KMDLNj –ë ka qenëjetësisht i interesuar dhe i angazhuar, për ta përcaktuar përgjegjësinë penale të tij por kjo, në asnjë mënyrë nuk nënkupton se veprat e tij kriminale të amnistohen, të relativizohen dhe që një kriminel lufte të glorifikohet.