KMDLNJ mirëpret marrëveshjen midis Komunës dhe “Pastrimit”

Prishtinë | 18 Qer 2025 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

KMDLNJ mirëpriti marrëveshjen midis Komunës dhe “Pastrimit”.
“Pas një mosmarrëveshjeje midis komunës së Prishtinës dhe kompanisë ” Pastrimi “, në mungesë të kapaciteteve për largimin e mbeturinave qyteti i Prishtinës u mbulua me mbeturina duke krijuar kushte për përhapjen e një epidemie dhe duke e shtuar numrin e qenve endacakë që , në kërkim të ushqimit u bënë agresivë duke sulmuar qytetarët. KMDLNj – ë , edhe në takim me zyrtarët e komunës kërkuan që të arrihet një marrëveshje në mënyrë që komuna të shlyej detyrimet ndaj ” Pastrimit ” kurse kompania të shlyej detyrimet ndaj qytetarëve.

Më në fund u arrit një marrëveshje e rezultat i menjëhershëm është se kryeqyteti duket shumë më mirë dhe më i pastër.

KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon nga qytetarët e Prishtinës të paguajnë me rregull faturat dhe
;i shlyejnë borxhet e grumbulluara qoftë përmes pagimit të faturave, qoftë duke nënshkruar një zotim – marrëveshje për riprogramimin e borxhit të përgjithshëm.

KMDLNj pret dhe shpreson se palët nënshkruese të marrëveshjes do t’iu përmbahen
detyrimeve që dalin nga marrëveshja.

Sa më i lartë të jetë shlyerja e borxheve nga konsumatorët kompania ” Pastrimi ” do të jetë në gjendje të ofrojë shërbime më cilësore dhe anasjelltas.

Për konsumatorët pagimi i faturave është detyrim ligjor dhe moral aq më parë që shërbimet e
Kompanisë “Pastrimi” janë të përballueshme”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Të ngjashme