KMDLNj ka reagur lidhje me marshin protestues që është organizuar dje në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike i cili, nëse miratohet në këtë përmbajtje paraqet prapakthim edhe me Ligjin në fuqi.
Sipas KMDLNj-së Partia Demoktatike e Kosoves i detyrohet një falje publike shoqërisë civile!
Komunikata e plotë:
Me datën 17 qershor 2019 pjesa dërrmuese e shoqërisë civile organizuan një marsh proteste në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjektëve Politike i cili, nëse miratohet në këtë përmbajtje paraqet prapakthim edhe me Ligjin në fuqi. Qëllimi i protestës kishte karakter sensibilizues dhe në përputhje të plotë me Ligjin për organizimin e protestave dhe aktiviteteve tjera sikur që për këtë ishte informuar Policia e Kosovës e cila ka përgjegjësi për përcjelljen dhe sigurimin e kushteve për mbarëvajtjen e një proteste paqësore.
Kjo protestë ishte krejtësisht paqësore, nuk e rrezikonet sigurinë e askujt dhe, për dallim prej herave të tjera edhe subjektet politike ishin informuar për natyrën dhe qëllimin e protestës.
Për fat të keq, protesuesit hasën në kundërshtim të sigurimit të zyrave të PDK-së të cilët, sipas KMDLNj , i tejkaluan autorizimet dhe mandatin që e kanë duke u konfrontuar me pjesëtarët e shoqërisë civile.
KMDLNj përkujton opinionin si dhe subjektet politike se e drejta e protestës është e rregulluar me ligj dhe është e drejtë elementare e njeriut dhe si e tillë duhet të respektohet nga të gjithë për aq sa ka karakter paqësorë.Në rastin konkret, KMDLNj vlerëson se është interes edhe i subjekteve politike që të diskutojnë me shoqërinë civile pë Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike në mënyrë që të bëhet i pranueshëm për të gjithe dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Do të ishte shumë pozitiv edhe politikisht afirmative nëse dje, në vend që sigurimi i objektit të Selisë së PDK-së të merrej me protestuesit paqësorë, dikush nga kreu i PDK-së t’i pranojë në zyrat përfaqësues protestues të shqërisë civile dhe të diskutojë për projketligjin në fjalë. Kështu do të duhej të vepronin edhe subjektet tjera.
KMDLNj përkrahë nismen e shoqërisë civile si dhe marshin protestues pjesë e së cilës edhe ka qenë dje dhe e dënon sjelljen e sigurimit ndaj protestuesve.
Në këtë kontekst, ndonëse PDK-ë është distancuar nga veprimi i sigurimit duke e cilësuar si një keqkuptim, pret të bëjë edhe një hap tutje duke i kërkuar falje publike pjesëtarëve të marshit protestues të shoqërisë civile dhe në këtë mënyrë do ta dëshmonte gatishmërinë për një komunikim normal dhe demokratik me shoqërin civile si kusht i domosdoshëm për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e demokracisë, vlerë kjo në të cilën thirret edhe PDK-ë. Demokracia, në rradhë të parë nënkupton përgjegjësi ndaj opinionit dhe nuk është vlerë apo produkt që përdoret si material shpenzues për arritjen e qëllimeve politike. I njëjti parim vlen edhe për shoqërinë civile.