Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se numri i rasteve të dhunës në familje mund të jetë më i madh se sa numri i rasteve të raportuara.
Sipas tyre një vërejtje e madhe e KMDLNj –së shkon në adresë të Gjykatës në rast kur merret vendimi për caktim të kujdestarit dhe trajtimit të viktimës së dhunës në familje.
“Ndërkaq, një vërejtje e madhe e KMDLNj –së shkonë në adresë të Gjykatës në rast kur merret vendimi për caktim të kujdestarit dhe trajtimit të viktimës së dhunës në familje. Gjykata, pa e skanuar fare të kaluarën e kujdestarit që e cakton, që mund të ketë të kaluar kriminale apo probleme me ligjin, bjen në lajthitje me ç’rast dhunuesi caktohet kujdestar që pastaj viktimën, përmes shantazhimit e dhunon edhe gjatë trajtimit mjekësorë sikur edhe pas trajtimit. Kujdestari i papërgjegjshëm dhe dhunues cakton se kush mund ta vizitojë viktimën gjatë trajtimit, me kend mund të komunkojë viktima, a mund të ketë viktima telefon a jo, a do të shkojë viktima gjatë fundjavës në shtëpi apo jo ndonëse e ka lejen e mjekut, a do t’i takojë viktima fëmijët apo jo etj.etj” thuhet në komunikat.
Deri më tani, sipas KMDLNj –ë institucionet përgjegjëse për trajtimin e viktimave të dhunës në familje kryesisht po merren me pasojat kurse pak me parandalimin e kësaj dhune, që sipas tyre është duke u rritur në shifra alarmante.
Komunikata e plotë:
Sipas Policisë së Kosovës, në periudhën janar –tetor 2022 janë raportuar 2287 raste të dhunës në familje prej të cilëve famrat kanë qenë viktima në 1799 raste kurse meshkujt në 488 raste. Ishin edhe tre raste që përfunduan me fatalitet, të gjitha femra e që hasën në reagim të ashpër të opinionit kosovar dhe jo vetëm në Kosovë. Numri i rasteve të raportuara, në dukje është i madh ndonëse KMDLNj –ë vlerëson se numri i rasteve të paraportuara mund të jetë edhe më i madh. Adresa e parë ku drejtohet viktima për përkrahje është Qendra për Punë Sociale që ofron ndihmën e parë dhe, në bashkëpunim me instucionet tjera, Policinë në radhë të parë, krijon mundësi për trajtim të mëtujeshëm të viktimës. Mirëpo, në disa raste, QPS – së, me vetëdije apo duke u mbështetur në fakte të rreme rreshtohet në anën e dhunuesit duke e përkeqësuar gjendjen e viktimës. Ky vlerësim i QPS –ë, bashkë me raportin e Policisë ndikon në vendimin për caktim të kujdestarisë për fëmijë (nëse kanë fëmijë), në të drejtën për trashëgimi dhe trajtimin e viktimës duke e dërguar në trajtim në institucion të mbyllur që, pastaj prodhon pasoja zinxhirore për viktimën e dhunës në familje apo të ndonjë dhune në formë tjetër. Lëshimi apo dështimi i hallkës së parë të zinxirit të trajtimit të viktimës e që është QPS –ë prodhon pasoja afatgjate dhe, në raste të caktuara edhe të pariparueshme për viktimën e dhunës në familje. Kryesisht për shkak të brishtësisë, mentalitetit patriarkal, varshmërisë materiale nga burri, varfërisë, pasigurisë personale dhe për fëmijë, kërcënimeve dhe shantazheve, mospërkrahjes nga familja e femrës, mungesës së një strategjie afatgjate dhe të qëndrueshme nga institucionet përgjegjëse shtetërore që do të siguronte punë për viktimën, përpjekja për të ruajtur familjen me çdo kusht, ndjeshmërisë së madhe për fëmijët, korrupcionit thuaja në të gjitha hallkat e zinxhirit të trajtimit, në të shumtën e rasteve viktima ndahet humbëse sidomos në rastin kur caktohet kujdestaria për fëmijë dhe për çështjen e trashëgimisë.
Ndërkaq, një vërejtje e madhe e KMDLNj –së shkonë në adresë të Gjykatës në rast kur merret vendimi për caktim të kujdestarit dhe trajtimit të viktimës së dhunës në familje. Gjykata, pa e skanuar fare të kaluarën e kujdestarit që e cakton, që mund të ketë të kaluar kriminale apo probleme me ligjin, bjen në lajthitje me ç’rast dhunuesi caktohet kujdestar që pastaj viktimën, përmes shantazhimit e dhunon edhe gjatë trajtimit mjekësorë sikur edhe pas trajtimit. Kujdestari i papërgjegjshëm dhe dhunues cakton se kush mund ta vizitojë viktimën gjatë trajtimit, me kend mund të komunkojë viktima, a mund të ketë viktima telefon a jo, a do të shkojë viktima gjatë fundjavës në shtëpi apo jo ndonëse e ka lejen e mjekut, a do t’i takojë viktima fëmijët apo jo etj.etj. Me një fjalë, e mbanë viktimën në qark të izoluar duke ndikuar edhe te personeli mjekësor i cili thirret në vendimin e Gjykatës si dhe në të drejtat e kujdestarit që ia njeh Gjykata. Edhe nëse viktima deklarohet se nuk e pranon kujdestarinë që ia cakton Gjykata, vullneti i viktimes nuk respektohet edhe në kohën kur thuaja e ka gjendjen shëndetësore të përmirësuar.
Për këtë arsye KMDLNj –ë ka kërkuar dhe kërkon një auditim të QPS –e, raporteve të Policisë, vendimeve të Gjykatave sidomos në rastet që kanë të bëjnë me kujdestarinë ndaj fëmijëve, kujdestarinë ndaj viktimes, mohimin e të drejtës për trashëgimi dhe trajtimin në institucionet e mbyllura. Institucionet e mbyllura duhet të monitorohen nga monitorues të pavarur sepse, jo të gjithë profesionistët shëndetësor sillen në përputhje me etikën dhe Betimin e Hipokratit.
Deri më tani, sipas KMDLNj –ë institucionet përgjegjëse për trajtimin e viktimave të dhunës në familje kryesisht po merren me pasojat kurse, pak me parandalimin e kësaj dhune që po rritet në shifra alarmante. Vendosja në Qendra të Sigurta dhe Strehimore është zgjidhje e çastit e cila nuk garanton qëndrueshmëri, as në trajtimin e viktimave e as në integrimin e tyre pasi të jenë rehabilituar. Aq më parë që OJQ –të që merren me strehimin e viktimave, në mungesë të përkrahjes së mjaftueshme financiare nuk kanë mundësi të sigurojnë qëndrueshmëri për aktivitete me viktima dhe të ngrejnë kapacitetet e nevojshme dhe të domosdoshme profesionale për të trajtuar viktimat.
KMDLNj –ë inkurajon të gjitha viktimat e dhunës në familje, të dhunës seksuale, që iu mohohet e drejta për kujdestari për fëmijët, e drejta për trashëgimi që iu takon sipas ligjeve në fuqi, t’i raportojnë rastet në polici apo të OJQ-të që merren më të drejtat e njeriut, pa hezituar fare dhe pa patur frikë se identiteti i tyre do të bëhet publik. KMDLNj –ë mendon se këto raste duhet të kenë prioritet gjatë trajtimit sikur që duhet të jetë një ekip i profilizuar i avokatëve që kanë njohuri për të drejtat e njeriut e që do të merren me këto raste. Vetëm në këtë mënyrë mund të ulen rastet