Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë në kuadër të mandatit të saj për monitorimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të drejtave të fëmijëve në veçanti, në kuadër të projektit “Integrimi i fëmijëve të margjinalizuar për shkak të statusit social” të përkrahur nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka dhuruar libra në qendrat burimore për mësime dhe këshillim “Nëna Terezë”, në Mitrovicë dhe “Përparimi” në Prishtinë dhe për Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan.
Përveç aktiviteteve të shumta të realizuara në kuadër të këtij projekti, monitoruesit e të drejtave të fëmijëve kanë vlerësuar se këto qendra kanë nevojë për këto donacione duke pasururar bibliotekat e këtyre institucioneve.
Drejtuesit e të gjitha institucioneve kanë falenderuar KMDLNj-në për të gjithë kontributin e dhënë jo vetëm për këtë donacion por edhe për të gjitha aktivitetet dhe përkrahjen që u ka dhënë në vazhdimësi këtyre kategorive të institucioneve e fëmijëve.
Gjithashtu, KMDLNj u premtoi se do të angazhohen gjithmonë për të ndihmuar këto institucione dhe këta fëmijë edhe më fuqishëm edhe në të ardhmen. KMDLNj falenderoi edhe stafin të cilët gjithmonë kanë qenë shumë bashkëpunues dhe vullnetmirë për të ndihmuar dhe përmirësuar kushtet e punës në këto institucione.