Përfaqësues të KMDLNj-së takuan ministren e Drejtësisë Albulena
Haxhiu në kuadër të punës dhe mandatit që KMDLNj ka si monitoruese e punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe monitorimit të të drejtave të personave të privuar nga liria në institucionet e paraburgimit dhe ato korrektuese.
KMDLNj dhe ministrja Haxhiu u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin.
Ministrja Haxhiu vlerësoi punën monitoruese të KMDLNj-së dhe në këtë kontekst nënshkruan edhe Memorandum Bashkëpunimi me anë të së cilës monitoruesit e KMDLNj-së do të kenë qasje të papenguar në institucionet korrektuese.
Gjithashtu, KMDLNj vlerësoi punën e ministres dhe u zotua se për të
gjitha vizitat monitoruese në institucionet korrektuese do të njoftohet edhe ministrja dhe e cila do ta ketë raportin e monitorimit të institucioneve korrektuese.