Disa të burgosur në burgun e Prizrenit kanë hyrë në grevë urie. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive e ka vizatuar këtë institucion për ta kuptuar edhe arsyen e kësaj greve. Në një njoftim për media KMLDNJ ka treguar se pas kësaj vizite e ka kuptuar se greva është duke u bërë në përkrahje të Drejtorit të suspenduar.
“Greva ka nisur me dt. 23.11.2016 duke refuzuar shujtat e mëngjesit, drekës dhe darkës. Po ashtu, të përfshirët në grevë nuk kanë dalë në shëtitë e zakonshme gjatë ditës së mërkurë. Ndërsa, të trajtuarit me terapi, e kanë refuzuar atë. Arsyet e grevës janë pakënaqësia lidhur me suspendimin e u.d. drejtorit dhe tre oficerëve korrektues”.
KMLDNJ ka thënë se nuk ka shifër të saktë të grevistëve pos asaj që në krahun C,që janë 21 vetë që kanë hyrë në grevë.
“Ndërsa, burime tjera të pa konfirmaura pohojnë se numri mund të rritet, pasi që grevë si janë bashkuar edhe të burgosur të tjerë nga krahët ‘A’ dhe ‘B’”, thuhet në komunikatën e KMLDNJ-së.
Ky këshill ka cituar një të burgosur, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, por janë dhënë vetëm inicialet,S.B.
Ky i burgosur sipas KMLDNJ-së, gjendet në krahun C, ku janë 21 vetë që kanë hyrë në grevë urie.
“Qëllimi i hyrjes në grevë është shprehja e pakënaqësisë për padrejtësitë totale ndaj menaxhmentit të Qendrës së Paraburgimit, shkaku i marrjes së masave ndaj u.d. drejtorit dhe tre oficerëve të tjerë për rastin e Astrit Deharit, nga Ministria e Drejtësisë. Jemi në përkrahje të të suspenduarve nga MD-ja dhe nuk do ta ndërpremë grevën”, citohet të ketë thënë ky i burgosur, sipas KMLDJNJ-së.
Sipas Këshillit, ky i burgosur ka folur në emër të grevistëve.
Të martën MD-ja ka marrë masa suspendimi për u.d. e drejtorit dhe tre oficerët korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, për rastin Dehari.
Insajderi kishte raportuar se Qendra e Paraburgimit në Prizren, e shumëpërfolur gjatë kësaj jave për shkak të vdekjes tragjike të aktivitit të VV-së, Astrit Deharit, ka probleme me nivelin e lartë drejtues. Janë bërë rreth një vjet që kjo qendër udhëhiqet nga një zyrtar që nuk i plotëson kriteret për të qenë drejtues i këtij institucioni. Destan Zogaj ka zëvendësuar Ilir Gutajn, që u largua pas publikimit të skandaleve në media