Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, ka reaguar ndaj linçimeve publike, sipas tyre të disa medieve online, për gruan rome e cila sipas KMSHK-së, u fajësua pa të drejtë.
KMShK, shprehet u bëri të gjitha mediave që të verifikojnë lajmet dhe të mos alarmojnë pa kurrëfarë mbështetje, duke nxitur kështu gjuhë të urrejtjes, racizëm dhe dhunë sikur në këtë rast.
Reagimi i plotë:
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dënon linçimin publik nga disa media online ndaj një gruaje rome e cila u fajësua pa të drejtë se kinse “vendet në disa qytete të Kosovës me qëllim që të vjedh fëmijë”.
Përkundër deklaratave të policisë së Kosovës e cila sqaroi se në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndonjë person enigmatik e aq më pak që donte të vjedhte fëmijë, në disa media vazhduan të publikohen shkrime dhe komente të lexuesve përplot me gjuhë të urrejtjes, gjë që është e ndaluar me Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës.
KMShK u bënë thirrje të gjitha mediave që të verifikojnë lajmet dhe të mos alarmojnë pa kurrëfarë mbështetje, duke nxitur kështu gjuhë të urrejtjes, racizëm dhe dhunë sikur në këtë rast.