Koalicioni i Organizatave Joqeveritare që po e organizojnë “Javën Kundër Korrupsionit”, kanë paralajmëruar debat rreth deklarimeve të profesorëve për vendin e tyre të punës dhe akreditimi i institucioneve duke u bazuar në emrat e tyre.
Këto organizata paralajmëruan diskutimin për temën: “Shitja e punimeve të diplomave dhe shkarkimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit”.
Organizatat joqeveritare të cilat po e organizojnë “Javën Kundër Korrupsion”, paralajmëruan debat për tri tema për arsimin e lartë për ditën e mërkurë.
Blend Zyrapi, tha se do ta prezantoj një hulumtim rreth deklarimit të profesorëve për punën e tyre në institucione. Sipas tij, 48 profesorë kanë paraqitur dokumentacion të rremë.
Besnik Boletini tha se në hulumtimin e tij do të paraqes fakte se si shiten punimet e diplomave për drejtime të ndryshme të studimit.
Kurse Rreze Hoxha pritet ta prezantoj hulumtimin rreth procedurave ligjore gjatë shkarkimit të bordit të Agjencisë së Akrditimit të Kosovës.
Sipas përfaqësuesve të organizatave, të ftuar në diskutim janë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për temat në fjalë.