Szunyog dhe Lumezi flasin për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka biseduar me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

Lajmin për këtë takim e bëri të ditu zyrtari evropian përmes një postimi në Twitter ku edhe shtoi se BE pret rezultat më të mirë në këtë drejtim.

“Takim i mirë sot me Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi. Shkëmbime të hapura për ndjekjen penale dhe luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. BE pret rezultate më të mira sesa ‘progresi i kufizuar’ për Raportin e ardhshëm të 2021!”, shkruan ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme