Disa orë para se Kobe Bryant të ndërronte jetë në aksidentin me helikopter, legjenda e NBA-së shkoi në kishë që të lutej.
Ai e kishte vizituar Kishën Katolike “Mbretëresha e Engjëjve” në Newport Beach të Kalifornisë në mëngjesin e të dielës para meshës së orës 7, sipas priftit Steve Sallot.
“Ne shtrënguam duart. Unë e pashë që ai e kishte bekuar veten, sepse kishte pak ujë të shenjtë në ballin e tij”, ka thënë Sallot.
Sallot ka deklaruar se Kobe Bryant ishte i qetë për besimin e tij, por “pa dyshim një besimtar”, transmeton Klan Kosova.
41 vjeçari Bryant dhe familja e tij ishin të rregullt në kishën e Newport Beach ku luteshin bashkë me qindra besimtarë të tjerë gjatë meshës, por gjithmonë përpiqeshin që të mos tërhiqnin vëmendje.