Avokati Arianit Koci ka thënë se brenda gjashtë muajve të ardhshëm do të kemi aktakuzën e parë të lëshuar nga Gjykata Speciale.
Prokuroi i Specializuar ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se ka ndërmend të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.
E Koci thotë se kjo vetëm e vërteton diçka që ai kishte thënë më herët.
“Kam thënë që vendimet e Speciales nuk janë të lidhura me vendimet politike. Kjo po vërtetohet”, thotë ai në t7.
Tutje ai tregon se kur pritet të jetë aktakuza e parë.
“Brenda 6 muajsh i akuzuari i parë do të marrë vesh që ka filluar çeshtja ndaj tij”, tha Koci.
“Gjyqtari i procedurës e merr dhe e trajton mirë lëndën. Brenda gjashtë muajve do të jetë aktakuza e parë. Pra ka shanse që pas 3 maujve të kemi zhvillime të reja”
“Duhet që gjyqtari të merr në shqyrtim çështjen paraprake”