Avoakti Arianit Koci flet për statusin e veteranit të UÇK’së, i cili është vënë në pikëpyetje për 19 mijë persona që dyshohet të jenë futur jashtëligjshëm në lista.
Në një postim në Facebook, Koci tregon se kur, eventualisht, mund t’i hiqet një individi statusi i veteranit.
Sipas tij, statusin mund ta gëzojnë për një kohë të gjatë, pasi procedurat gjyqsore mund të zgjasin.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Veteranët e rrejshëm!
Veteranët e rrejshëm, Luftëtar të UÇK-së, njē kohë të gjatë do të gëzojnë të drejta dhe benificione, për shkak se statusi i veteranit, një personi mund t’i miret vetëm përmes procedurës gjyqësore, ku secilit do t’i mundësohet shterrja e mjeteve juridike.
Me vite do të zgjasin shqyrtimet gjyqësore.
Në ndërkohë, veteranët e rrejshēm do të kenë mbështetje financiare dhe këto benefite:
Ironia më e madhe ēshtë se disa prej mashtruesve, do ta gëzojnë respektin e rrethit të vet, deri në përfundim të procedurave gjyqësore.
Sidoqoftë, çdo person që ka paraqitur deklaratë të rreme dhe ka prezantuar dokumente të falsifikuara, me qëllim të përfitimit të statusit të pjesëmarrësit të UÇK-së dhe të përfitimit të drejtave dhe benificioneve, do të procedohet penalisht dhe do të gjykohet për disa vepra penale, duke e përfshirë veprën penale nga neni 392 – Deklarimi i Rremë dhe veprën penale nga neni 398 – Falsifikimi i Dokumenteve.