Koci për kërcënimet ndaj ambasadorit Gashi: Mos ia nxjerrni fundin

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas akuzave ndaj ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i cili shpërndau një artikull të një gazete prestigjioze franceze “Le Figaro”, me një karikaturë të Pejgamberit Muhamed në Twitter.

Në një postim në Facebook, Koci ka thënë se Kosova duhet të tregohet solidare më lirinë e shprehjes, e jo të struket nën dominimin e islamit politik.

Tutje Koci ka theksuar se s’ka asnjë element për thyerje ligji me shpërndarjen e një artikulli të Le Figaro.

” Cilin ligj? Ne Francë që është shtet i së drejtes, pikërisht publikimi i karikaturave ka qenë vlerësuar nga gjykata si i ligjshem, e lëre më ilustrimi me karikatura në lajme të tjera relevante. Dmth, s’ka asnjë element për thyerje ligji me shpërndarjen e një artikulli të Le Figaro”, ka shkruar mes tjerash Koci.

Postimi i plotë:

  1. A e ka fyer komunitetin mysliman?

Ambasadori Qëndrim Gashi e ka shperndarë një artikull të Le Figaro e cila është një prej dy gazetave kryesore në Francë. Artikulli ka qenë për ngjarjen e prerjes së kokës së mësimdhenesit të Historisë dhe si ilustrim kanë qenë edhe dy karikaturat e famshme. Asnjë person nuk ka reaguar në France ndaj këtij artikulli, edhe pse, në Francë ka me shumë myslimanë se në krejt Ballkanin. Në fakt, artikulli ka qenë informativ e jo tribunë-opinion.
A po dëshiron BIK-u t’i censurojë mediet franceze?

  1. A e ka thyer ligjin?

Cilin ligj? Ne Francë që është shtet i së drejtes, pikërisht publikimi i karikaturave ka qenë vlerësuar nga gjykata si i ligjshem, e lëre më ilustrimi me karikatura në lajme të tjera relevante. Dmth, s’ka asnjë element për thyerje ligji me shpërndarjen e një artikulli të Le Figaro.

  1. I ka shperndarë karikaturat?

Sa për nxitje debati, edhe në Kosove ka gazeta që në artikullin për reagimin e BIK-ut i kanë pasur të njejtat karikatura si ilustrim. Por askush s’po thotë se mediet në Kosovë e kane fyer komunitetin mysliman. Ambasadori e ka shperndarë artikullin e Le Figaro ku janë edhe karikaturat.

  1. Nxitja e urrejtes?

Sot është arrestuar të pakten një person e ka të tjerë te dyshuar për kërcënime me jetë ndaj Ambasadorit. Të gjitha kërcënimet me vdekje filluan pas publikimit të deklaratës së BIK-ut në orën 15:00 dje. A nuk do duhej që BIK-u të nxiste paqe e dialog, e jo dhunë e kërcënime?

  1. Konteksti?

Sot i kerkojmë Evropes të na njeh, por në fakt, jemi Ne, ata që duhet ta njohim Evropën. Para më shumë se 115 vitesh në France, jane bërë beteja që të mund të përdhoset kryqi e të urinohet mbi të si liri e shprehjes, edhe pse shumica janë të krishterë. Sot nuk lejohet që cilado fe të dominojë mbi lirinë e shprehjes.

Vitin e kaluar, Ambasasori e organizoi një koncert të Filharmonisë së Kosovës në Paris në Kishën kryesore të Ushtrisë franceze dhe pati reagime nga qarqe ekstremiste për thirrjen e ezanit në Kishë. Por ai s’e censuroi një veper arti. Mos prisni nga ai ta censurojë një artikull të një gazete prestigjioze franceze.

Heqja e kokës së mësimdhenesit të Historisë, e ka tronditur gjithë opinionin në Francë. Pikërisht dje u debua një person nga Franca, i dyshur për lidhjet e tij me islamin radikal. Ai u debua si pjesë e aksionit të MPB-së së Francës pas sulmit të së premtës.

6.
Kosova duhet të tregohet solidare më lirinë e shprehjes, e jo të struket nën dominimin e islamit politik.
Mund të jemi te gjithë myslimanë, të krishterë, jevrej, ateistë a çkado tjetër, por si shoqëri, para së gjithash, duhet ta përjashtojmë dhunën si formë e argumentimit.

P.S. Mos ia nxjerrni fundin. Edhe pse, si fëmijë i martesës së përzier në aspektin fetar, gjithë jeta më ka shkuar duke ma sharë dhe duke bërë hajgare me Krishtin.

Asnjëherë nuk jam hidhëruar – për shkak se për mua liria e shprehjës dhe liria e mendimit është mbi të gjitha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme