Koci: Rrugaçë si ky zyrtar i EULEX-it, nuk kanë vend në Kosovë

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Një video e publikuar gjatë ditës, e një veture të EULEX-it, të parkuar gabimisht, ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Avokati, Arianit Koci ka komentuar sjelljen aspak korrekte të zyrtarit të misionit ndërkombëtar, i cili “s’ndihej aspak fajtor për parkimin keq të automjetit”.

Postimi i plotë:

Rrugaça si ky zyrtar i Eulexit, nuk kanë vend në Kosovë.

Në fakt, nëse Eulexi nuk i përjashton vet këta individ – nuk na duhet as Eulexi.

Pērndryshe, kjo qasje dhe ky deklarim i këtij ndërkombëtare e shpërfaqë në mënyrë të artikuluar atë që moti kemi dyshuar: disa ndërkombëtarë nuk ia donë të mirēm Kosovës. Ose së paku vijnē këtu me idene se ne jemi njerëz të egjer, dhe se Kosova nuk funksionon si shtet.

P.s.

Mē shumë më ka irritu deklarimi se vet parkimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme