Koci: Shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit nuk janë përputhur tërësisht – kërkohet pështyma e nënës

Prishtinë | 26 Kor 2024 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci në një lidhje direkte nga Serbia ka thënë se zyrtarët e Serbisë kanë kërkuar analiza shtesë për ta identifikuar trupin e Faton Hajrizit.

Ai për T7 ka thënë se ata kanë kërkuar që të bëhet analiza e pështymës së Hajrizit për të parë lidhjen gjenetike.

Kjo pasi sipas arsyetimeve të zyrtarëve serbë, shenjat e gishtërinjve janë përputhur pjesërisht dhe jo tërësisht.

“Sot ka qenë një ditë intensive. Nga mëngjesi jam në takim me polici dhe prokurori dhe si përfundim tash e pata një kërkesë pak të çuditshme për momentin për shkak se tani po kërkohet që të merret pështyma e nënës së Fatonit në mënyrë që aty të merret materiali gjenetik dhe të krahasohet më pas me materialin gjenetik të Fatonit. Unë e kërkova arsyen pse tani në këtë faze dhe pse nuk është kërkuar menjëherë në fillim. Sipas policisë thanë që shenjat e gishtërinjve, shenjat papilare nuk po përputhen tërësisht, pra pjesërisht përputhen. Si duket ka dëmtim të duarve ose nuk dua të spekuloj në atë drejtim, edhe kërkuan që të martën të vijë zonja në stacionin e parë të policisë, vijnë ekspertët e tyre ia marrin pështymën dhe sekretin prej hundës dhe pastaj vazhdojnë tutje me analizat e tyre”, tha Koci.

Tutje, avokati deklaroi se ata nuk kanë pranuar që të shihet kufoma e Hajrizit për shkak se, sipas tyre, është e mbyllur hermetikisht për shkak të dëmtimeve.

“Unë kërkova që nëse vjen zonja në Serbi të paktën ta shoh trupin e djalit të saj. Pas bisedimeve ata thanë që jo pasi trupi është I mbyllur hermetikisht dhe ka dëmtime”, tha avokati Arianit Koci.

Të ngjashme