Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se është e domosdoshme që Beogradi dhe Prishtina të bien dakord që çështja e “Trepçës” të vihet në agjendën e dialogut në Bruksel.
“Që kjo çështje të diskutohet në Bruksel, duhet të jenë dakord të dyja palët”, ka thënë ajo për Tanjug.
Ajo theksoi se Komisioni Evropian e ka marrë parasysh se ligji për “Trepçën” është miratuar në Kuvendin e Kosovës.
Politikanët e Kosovës e kanë hedhur poshtë këtë mundësi të dialogimit pasi që sipas tyre kjo marrëveshje ka kaluar.
Mirëpo, Beogradi është duke kërkuar që kjo çështje të bartet në nivelin e Kombeve të Bashkuara dhe të diskutohet edhe në OKB.