Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka njoftuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nesër do të takohen në Bruksel.
Ajo ka thënë se në takim dy presidentët do të shkëmbejnë mendime rreth vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në funksion të marrëveshjes së korrikut, për fillimin e një faze të re të dialogut, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.
“Përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini do t’i pres nesër në takim joformal dy presidentët, të cilët do të flasin për vazhdimin e dialogut. Kjo punë është vazhdimësi e dialogut dhe si i tillë duhet të shikohet”, ka thënë Kocijançiq në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel.