Kodi Civil, deputetët e VV-së i përgjigjen Albulena Haxhiut: Nuk ndryshojmë qëndrim

Prishtinë | 24 Gus 2023 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Lëvizjes Vetvendosje, Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj Kodit Civil.

Deputeti Rrahmani thotë se nuk do ndryshojë qëndrim rreth kësaj çështje.
E, njësoj si, edhe deputeti Agusholli thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Nuk ndryshoj qëndrim rreth kësaj çështje”, tha Rrahmani

“Nuk kam ndryshu qëndrim për kodin civil”, u shpreh Agusholli për gazetën Blic.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Qeverisë, tha se gjatë këtij viti pritet që në Kuvendin e Kosovës të shkojë për votim Kodi Civil dhe ai i Procedurës Civile, ku dhe besojnë që kësaj radhe do të miratohet.

Ajo tha se vonesat për t’u votuar këto kode kanë duke ndodhur pasi po punohet me deputet që janë kundër. Sipas saj, ata janë duke diskutuar edhe me deputete e mazhorancës, por edhe të opozitës që kur ky ligj të shkoj për votim në Kuvend të mos dështojë.

“Sot u votua edhe dokumenti i Kodit të Procedurës Civile. Planifikojmë që brenda këtij viti të procedojmë edhe Kodin Civil edhe Kodin e Procedurës Civile. Ne jemi duke punuar me deputetët që Kodi të mos dështojë kur të shkoj në Kuvend”, tha ajo.

Të ngjashme