Udhëheqësi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besim Kodra, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti i kanë thënë se grevat në sektorin e shëndetësisë nuk janë të ligjshme.
Me këtë rast, Kodra ka thënë se viktimizimi i pacientëve me veprime jo ligjore është i pa pranueshëm.
Sipas tij, me këtë çështje do të duhej të merreshin institucionet e drejtësisë!
Kodra u ka kërkuar punëtorëve shëndetësorë që të kërkojnë rritje të pagave, por që të mos i përdorin pacientët në këto raste.
Shkrimi i tij i plotë:
Zyra Ligjore e Kryeministrit është përgjigjur në pyetjen e parashtruar se a është e ligjshme greva në sektorin e shëndetësisë kur e dijm se kemi një vendim aktiv për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik.
Përgjigjeja është JO, nuk është e ligjshme një grevë e tillë!
Viktimizimi i pacientëve me veprime jo ligjore është i pa pranueshëm! Me këtë qështje do të duhej të merreshin institucionet e drejtësisë!
Kërkoni paga e mos u ndalni asnjëhere, por pacientët nuk u’a kanë me borxh dhimbjen që ju të rrisni mirëqenien! Ata mos i përdorni si armë në luftën që ju e bëni për rritjen e mirëqenies!