Koeficienti 150, pesë miliardë investime kapitale: Bajrami tregon premtimet e LDK-së

Prishtinë | 19 Tet 2024 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shpërndarë intervistën e saj në Rubikon.

Në mbishkrimin e videos, Bajrami ka vlerësuar se LDK-ja është e vetmja alternativë qeverisëse.

Bajrami ka përmendur disa prej premtimeve të LDK-së, përfshirë koeficientin 150 euro për punëtorët e sektorit publik.

“LDK është e vetmja alternativë qeverisëse, koeficient 150 euro, pensioni 150 euro, 5 mld investime kapitale, mësim tërëditor dhe spitale të reja” – ka shkruar Bajrami, ndër të tjera.

Të ngjashme