Koelni i ka realizuar dy gola të vonshëm , duke siguruar një pikë në shtëpi ndaj Fortuna Duesseldorfit, në ndeshjen e xhiros së 27-të të Bundesliës gjermane në futboll. Rezultati përfundimtar ishte 2:2.
Kenan Karaman (41’) dhe Erik Thommy (61’) shënuan për Fortuna Duesseldorfin, ndërsa Anthony Modeste (88’) dhe Jhon Cordoba (90+1’) për Koelnin. Mark Uth i Koelnit humbi një penallti në minutën e 59-të.
Për Koelnin nga minuta e 79-të u aktivizua Elvis Rexhbeçaj, ndërsa te Fortuna në stol ishte Valon Berisha, por nuk u aktivizua.
Pas 27 ndeshjeve Koeln gjendet në vendin e dhjetë me 34 pikë, ndërsa Fortuna mban pozitën e 16-të me 24 pikë.