Ronald Koeman në klauzolën e tij i lejohet që të kalojë te Barcelona edhe pse ka kontratë me kombëtaren e Holandës deri në vitin 2022.
Trajneri holandez kishte bërë 264 paraqitje në gjashtë sezone të kaluar te Blaugranasit si lojtar.
Ai fitoi dhjetë trofe të mëdhenj sa ishte te katalunasit, përfshirë këtu golin e shënuar ndaj Sampdorias në vitin 1992 në Kupën Evropiane në Wembley.
Pasi u pensionua nga futbolli, 56-vjeçari kishte qëndruar edhe për dy vite te Barcelona si asistent i Louis van Gaaalit gjatë viteve 1998 dhe 2000.
Koeman kishte drejtuar ndër vite skuadra si, Benfica, Valencia, PSV Eindhoven dhe Evertonin, para se të nënshkruante kontratë katërvjeçare me ‘Tulipanët’ në shkurt të vitit 2018, transmeton telegraf. Holandezi gjithmonë ka bërë të ditur se dëshiron të bëhet trajner i Barcelonës, mirëpo asnjëherë nuk ka pasur bisedime konkrete.
Kampioni i La Liga-së po mendon që ta shkarkojë Ernesto Valverden dhe Koeman shihet si kandidati kryesor.