Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka reaguar pas publikimit të detajeve nga kontrata e Lionel Messit dhe është zotuar për identifikimin dhe ndëshkimin e kujtdo që është përgjegjës.
Blaugranët ndodhen në një krizë financiare, ndërkohë që shifrat e publikuara kanë treguar se marrëveshja e superyllit argjentinas ishte astronomike.
El Mundo ka raportuar se marrëveshja e Messit ka kapur vlerën prej 555 milionë eurosh duke përfshirë edhe përfitimet vjetore prej 138 milionë eurosh.
Barca e ka kërcënuar me veprime ligjore gazetën, ndërsa tash ka reaguar edhe trajneri.
“Kushdo që e ka lëshuar kontratën e Messit, nuk mund të ketë të ardhme te Barca. Ajo që ka dalë në shtyp rreth Messit, është realizuar me qëllim keqbërës”
“Duhet të përpiqemi ta marrim vesh se si ka dalë kjo në shtyp”, ka thënë Koeman në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Athletic Bilbaos.