Barcelona bëri gjashtë fitore radhazi pasi përmbysën rezultatin për të mposhtur Real Betis dhe Ronald Koeman nuk mund ta fshihte kënaqësinë e tij pas ndeshjes.
Pavarësisht pengesave të hershme me Ronald Araujo të lënduar dhe Betis duke marrë epërsinë, Barcelona përfundoi duke qenë skuadra fituese.
“Rezultatet na kanë ndihmuar të besojmë dhe ekipi ka përdorur mentalitetin e tyre për të fituar këtë lojë. Kjo eshte rruga” – tha Koeman, ndërsa vlerësoi ndeshjen.
Heroi i ndeshjes ishte Trincao, i cili hyri si zëvendësues dhe shënoi në minutat e fundit të ndeshjes.