Koha kur Agim Bahtiri shkaktonte incidente dhe Albin Kurti e kritikonte

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 22:04 | Nga Ekonomia Online

Nuk është hera e parë që kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri krijon incidente nëpër fushata zgjedhore.

Inicidenti që sigurisht të gjithë e kujtojnë është I zgjedhjeve të fundit nacionale, ku Agim Bahtiri kishte sharë me nënë një të ri, i cili kishte bërë përpjekje që të bëjë disa pyetje.

Në këtë evendiment ishin edhe lideri I VV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Ndërkaq, ditë më vonë, lideri i VV-së, Albin Kuirti ishte distancuar nga sjellja e keqe e Bahtirit, i cili kishte bërë përpjekje për të goditur një të ri.

Gazetarja Jeta Xharra në fushatën e kaluar e kishte pyetur Kurtin „nëse një qytetar kanë pyetje për Albin Kurtin dhe iu afrohen Albin Kurtit a duhet të shahen me nanë?“.

„Sigurisht që unë jam kundër çfarëdo sharjeje edhe nuk pajtohem fare me atë gjest dhe atë sjellje“, kishte thënë Kurti.

Sonte një incident tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku protagonist kryesor sërish ka qenë Agim Bahtiri.

VIDEO

Të ngjashme