Për pronarët e bizneseve të vogla, apo për ato që sapo kanë nisur një sipërmarrje, shkëputja tërësisht nga puna është disi e vështirë. Nëse jeni sipërmarrës duhet të kuptoni që humbja e kohës dhe gjërat jo produktive janë thjesht një humbje për biznesin tuaj.
Sidoqoftë një pushim i vogël është i nevojshëm, si për shëndetin tuaj ashtu edhe për mendjen apo biznesin. Studimet kanë treguar, që sa më pak kohë të lirë të keni, aq më shumë stres, probleme shëndetësore dhe ndikime negative do të keni në shëndetin tuaj. Pavarësisht se ju doni të arrini sa më lart, kjo nuk do të thotë që duhet të jeni gjithë kohën në punë.
Kur një lider merr pushim, ai u jep të gjithëve mundësinë për të lundruar në detyrat dhe sfidat e përditshme. Si rezultat, ekipi bëhet më i pavarur.
Pyetja, e cila duhet t’i bëjë një sipërmarrës vetes, nuk është: “A duhet të marr pushime, por kur është koha e duhur për t’i dhuruar vetes një pushim? Për këtë duhen patur parasysh disa gjëra.
Shkoni me pushime në periudhën kur humbisni më pak
Shumica e bizneseve kanë njëfarë sezonaliteti. Nëse klientët tuaj i marrin pushimet në gusht, atëherë është koha për një pushim pikërisht në këtë kohë. Studioni situatën një ose dy javë para se të vendosni për pushimet dhe gjeni kohën e duhur, kur shërbimet tuaja nuk do të kenë një kërkesë të lartë. Kjo është një pikë e mirë fillestare për planifikimin e pushimeve tuaja.
Filloni me pushime më të vogla
Nëse largimi për një periudhë të gjatë kohe nuk duket realist, filloni të mungoni vetëm një pjesë të vogël të kohës, duke pushuar fillimisht vetëm në fundjava. Fakti që jeni në zyrë, jo domosdoshmërisht do të thotë se do të keni sukses. Prandaj, gjërat e vogla mund t’i shmangni edhe kur punoni jashtë zyrës.
Sigurohuni që të keni kohë të mjaftueshme
Të pasurit një pushim të qetë, kërkon bashkëpunim të kujdesshëm dhe planifikim paraprak me stafin tuaj. Bisedoni dhe planifikoni se si do të drejtohet puna në kohën kur nuk do të jeni fizikisht në zyrë. Bisedoni edhe për mënyrën se si do të menaxhoni punët me klientin, cilat do të jenë detyrat të cilat do të kenë prioritet, si dhe projektet, të cilat nuk janë urgjente. Sa më shumë liri që t’i jepni ekipit tuaj, aq më shumë mundësi do të kenë ata të japin produktivitet.
Vendosni pritshmëri të qarta për komunikimet
Le të dinë të gjithë se çfarë mund ose nuk mund të presin prej jush gjatë kohës që jeni larg. Do të planifikoni një thirrje ditore apo javore për të kontrolluar? A do të keni qasje në email dhe a mund të presin një përgjigje çdo mëngjes apo çdo javë derisa të ktheheni? Kush duhet t’ju kontaktojë dhe në cilat rrethana? Gjithmonë më mirë të mos e nënvlerësoni disponueshmërinë tuaj dhe të jeni më të disponueshëm më shumë nga sa e kishit planifikuar fillimisht.
Pushimet në vend të parë
Në shumicën e rasteve, nuk ka kurrë një kohë të përsosur për t’u larguar. Dhe nëse jeni një sipërmarrës i vetëm pa partner, ose drejtoni një biznes shumë të vogël, çdo kohë mund të çojë në humbje të mundësive të biznesit. Nëse doni të shkoni në plazh me familjen në gusht, ky duhet të jetë prioriteti juaj kryesor, pushimet.