Ndaj Hoffenheimt dhe Leipzigut, Milot Rashica kishte raste të mjaftueshme në fund të pjesëve të para, për të udhëhequr Werder Bremenin drejt fitoreve. Në fund ndaj Hoffenheimit u sigurua barazimi 1:1, ndërsa ndeshja e fundit e dhjetorit me Leipzigun u humb 3:2.
Në atë ndeshje Rashica lëshoi dy raste duke mos dërguar topin në portën e zbrazët. Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, trajneri Florian Kohfeldt shkoi te Rashica e mori atë në përqafim dhe ia tha disa fjalë.
“I thashë atij se jam këtu për të tani”, ka treguar Kohfeldt.
Kohfeldt dhe Rashica kanë raport të veçantë. Kur trajneri flet për Rashicën ai ka vështirësi për të fshehur entuziazmin për potencialin e mesfushorit. Trajneri inkurajon lojtarin, ndonëse ndonjëherë ka momentet e tij të dëshpërimit. Nuk ka të bëjë me atë që Rashica nuk shënoi gola ndaj Hoffenheimt dhe Leipzigut për pesë pikë më shumë. Është mungesa e punës defensive që e shqetëson Kohfeldtin.
Në Afrikë të Jugut, në kampin e përgatitur në afërsi të Johannesburgut, gjërat janë më ndryshe. Rashica nuk po humb më shumë raste, thotë Frank Baumann për “Mein Werder”. Baumann është shef ekzekutiv i Werderit.
“Miloti nuk është lojtar që vuan shumë”, thotë Kohfeldt që gjatë stërvitjes i drejtohet Rashicës. “Shumë mirë Milot. Të gjithë shikuan Jojon, por unë e pashë që t’i bëre vrapimin”.