Nëse i kemi parasysh numrat në Kuvendin e Kosovës , fitohet një përshtypje se kemi një pozitë të fortë dhe një opozitë duke dhënë shpirt , e mbaruar fare. Realisht ky mendim apo qëndrim më tepër është mashtrim optik sesa që e kemi gjendjen faktike. Opozita ka pak numra por ka muskuj për marrje të vendimeve për dallim nga ish – koalicioni i madh që kishte shumë numra por nuk e mori thuaja asnjë vendim .
Kishte mungesë guximi të marrjes së vendimeve prandaj vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme e që e solli situatën që e kemi tani. Në atë kohë ishte një rritje e madhe e LVV , tëkurrje të PDK-së , vendnumërim të LDK –së me leckat parapolitike si AKR dhe Alternativa , mbijetesë të Nismës dhe një komoditet për AAK-në , pasi u bë “ nuse “ ku ngarendnin të gjithë mësitët e që i siguronte martesë të mirë , me pajë mbresëlënëse sikur që me pajë të mirë u nda edhe Nisma .
Ishin përpjekjet për një koalicion midis LDK-së dhe LVV e që , për shkak të lakmisë për postin e kryeministrit nuk pati marrëveshje. LVV u tregua politikisht filloriste sepse këmbëngulte që vetëm Albini të bëhet kryeministër në vend që këtë post t’ia ofrojë LDK-së ndërsa për vete t’i ndajë ministritë kryesore e që do ta mbanin kryeministrin të kufizuar në marrje të vendimeve, sikur zogun në kafaz. Pastaj edhe do zgjedhje tjera e që aspak nuk e ndryshoi situatën politike.
Në ndërkohë patëm ndarjen e planifikuar të PSD nga LVV e të cilën LVV nuk e menaxhoi si duhet e që tash po i hakmerret , qoftë në nivelin qendror ashtu edhe në ate lokal ! PSD , e forcuar materialisht dhe e rënë në dashuri interesi me subjektet tjera politike po e qëron pushtetin lokal në komunat ku i ka fituar zgjedhjet LVV nga anëtarë të LVV sikur që edhe ndërmarrjet që udhëhiqen nga PSD po i largojnë anëtarë të LVV si të ishin talebanë e jo bashkëpartiakë me të cilët vepruan një kohë të gjatë.
Aktualisht , për PSD –në më së shumti po punon LVV duke bërë përpjekje ta zhbëjë nga skena politike dhe duke shpenzuar kështu energji të panevojshme . LVV , në rrethanat që janë tani fare nuk do të duhej të merrej me PSD por të punojë për konsolidimin e partisë dhe ndërtimin e koalicioneve , pa përmendur vija të kuqe , nëse mendon të marrë pushtetin ! Edhe para 3-4 muajve , në një analizë për Epokën e Re për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve kam parashikuar shifra që nuk dallojnë shumë as sot e që , për koincidencë përputhen me “ sondazhet “ e një “ gazetari “ , mik i ngushtë i Hashimit në Kosovë dhe Hashimëve në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptarët e që janë në pushtet !
Edhe atëherë por edhe sot e them se nuk ka kushte për zgjedhje të parakohshme dhe se edhe zgjedhjet eventuale nuk do të sillnin asnjë ndryshim . Opozita , sipas një automatizmi , që nga dita e parë e qeverisjes ka kërkuar zgjedhje të parakohshme ndërsa më e zëshmja ka qenë LDK –ë për faktin se ka vlerësuar se i fiton zgjedhjet gjë që e kam thënë edhe unë dhe që e them edhe sot , nëse zgjedhjet do të mbaheshin në 4 mujorin e ardhshëm e që nuk besoj se do të ndodhë kështu . Kushti i parë , kryesori e mos të them i vetmi që do të sillte ndryshime në qeverisja dhe vendimmarrje është një reformë e mirëfilltë dhe përmbajtësore e sistemit zgjedhor e që duket se nuk do të bëhet shpejt. Të filojmë nga LDK si kryekruarësi kryesor .
LDK-ë , i fiton zgjedhjet e parakohshme duke fituar jo më shumë se 24% të votave e , që në rrethanat aktuale , më shumë i sjellë kokëçarje , se komoditet. Pse ? Me përqindjen e fituar LDK nuk do të jetë në situatë të vë kushte por të pranojë kushte nga partitë tjera , pa të cilat nuk do të jetë në gjendje ta formojë qeverinë. Përsëri posti i kryeministrit do të mbetet vetëm dëshirë e LDK-së . Koalicioni me LVV nuk sjellë asnjë stabilitet për LDK-ë , përkundrazi e futë në kanalizimin e ankthit permanent dhe i rri mbi kokë sikur shpata e Demokleut. Nëse LVV fiton 18 – 20% të votave e që nuk e besoj , fort do ta kushtëzojë LDK-ë , aq më parë që elefantët ( më moçmit ) e kësaj partie nuk kanë ndonjë dashuri për LVV sepse për ta është hamshor i paprovuar dhe , më me dëshirë do të bënin koalicion me PDK-ës apo AAK-ë por se nuk e kanë guximin të e thonë publikisht.
Thënë të drejtën , disa krerë të kokës së oktapodit të LDK-së e që sillen si kryetarë të ardhshëm , me kohë i kanë lidhur “ bishtat “ me PDK-ë apo janë në vartësi të tyre e sidomos të kryetarit në hije të PDK-së , Hashim Thaçit , mik i pandashëm i Batonit dhe vëllam i Behgjet Pacollit me të cilin nuk e kanë bashkuar gjakun por paratë , më pak të pista dhe më shumë të pista. Skifterët e LDK-së ( të rinjë në politikë dhe me një moshë mesatare ) kanë ambicie të mëdha e mendojnë t’i realizojnë duke i dërguar të moçmit e LDK-së në varrezat e elefantëve . LDK nuk ka udhëheqje por ka shumë udhëheqës , LDK thirret në parime por në çaste vendimtare ka demonstruar parime pa koçe sikur që u shit te Hashimi për një post ambasadori , por një post konsulli , për një dekoratë, për një vend pune në borde apo ndërmarrje fitimprurëse , për një terminal doganor apo për një mosndjekje penale ose , për një premtim se një ndekje penale , për hajni kryesisht apo një proces gjyqësorë nga kjo ndjekje do ta merr epilogun lirues. Realisht , LDK i ka vetëm dy kandidatë për kryetar ; Kujtim Shalën dhe Avdullah Hotin i cili është bartës i testamentit politik të Isa mustafës por që e kundërshtojnë Agim Veliu , Lutfi Haziri , Ismeti ( më i rrezikshmi si kundërshtues ) dhe disa elefantë të tjerë politikë të cilëve u ka përfunduar jeta politike por se këta mendojnë ndryshe.
Mbajeni mend , nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme e që nuk besoj se në afatin 6 mujorë do të ketë zgjedhje , fituesi i këtyre zgjedhjeve , LDK do të jetë humbësi më i madh !
LVV e ka një mungesë në piramiden udhëheqëse apo vendimmarrëse , mosha kineze e të bërit politikë. Nuk ka potencial ripërtëritës për vendimmarrje, PSD po e qëron në nivelin lokal nga çdo post kurse koalicioni me LDK nuk është se e forcon LVV. Mund t’i ndihmojë që eventualisht të bëhet pjesë e pushtetit por jo se i hapë shtigje të reja. LVV po përmend vija të kuqe për PDK dhe dy vija të kuqe për PSD e që asnjë subjekt politik serioz nuk do ta bënte këtë. LVV fort është duke punuar për forcimin e PSD- në sepse , nëse dikend e përmendni edhe në kontekstin negativ , do ta faktorizoni ate.
LVV nuk e kalon 22% e votave dhe , nëse zgjedhjet mbahen në 4 mujorin e ardhshëm përqindja e votave do të sillet kah 18- 20 %%.
Retorikën patriotike më nuk po e përmend as Edi Rama dhe as Zafir Berisha , si dy patriotët par exellance të shqiptarëve . Bashkimi me Shqipërinë në kohën kur nuk jeni në gjendje t’i mbroni as tokat tuaja , e ka humbë kuptimin dhe është bërë mundësi e parealizueshme. Përfundimisht , e vetmja shpresë apo strehë puro kombëtare për LVV ka mbetur Sali Berisha , gjyshi i PD-së në Shqipëri. As çamët më nuk janë me Albinin , nuk po angazhohen për bashkim këmbëtar por janë bërë jeniçerë të Hashimit e që po angazhohen për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën , pasi e kanë bashkuar Çamërinë. Dikush do të thotë se me LVV është vështirë të arrihet marrëveshja për koalicion e unë e them se është shumë lehtë ; vetëm ia ofroni kryeministrinë .
PDH ( Partia Demokratike e Hashimit ) , ose PDK ( Partia Demokratike e Kurkujt ) e që po i atribuohet Kadri Veselit , është në gjumë apo në një gjendje të komës politike. Kjo parti nuk ka bërë ndryshime rrënjësore por makiazhin po e përdorë për mashtrim se kinse është reformuar. Kadri Veseli po rri prapa timonit e që Hashimi po e drejton qerren e thyer .
Kjo parti duhet ta falenderojë Hashimin për një kontribut dikur , por , sot duhet të distancohet fuqishëm nga Hashimi duke e respektuar si president të Kosovës e jo si president të PDK –së. Kjo parti duhet të lirohet nga ministra abuzues ( përkthyer shqip i bjenë hajna ) që mbajnë pushtet , që janë gënjeshtarë patologjik dhe që e kthejnë prapanicën në drejtim të çdo sundimtari të partisë por që e kanë standardizuar formatin e prapanicës sipas nevojave të Hashim Thaçit . PDK duhet ta përtërijë politikisht Forumin e Gruas sepse , politikanet aktuale të PDK-së , nëse i përbashkoni të gjitha sikur Himnin Kombëtar , nuk i përmbushin kualitetet politike për një temë diplome politike për maturantët e shkollës së mesme të një shkolle të mesme në Malishevë , Rahovec , Podujevë apo Drenas.
Në çdo aktivitet , riciklimi pastron dhe sjellë cilësi , në PDK riciklimi i kuadrove që nuk riciklohen sipas asnjë formule ( llaskucë ordinerë ) e ka sjellë partinë pranë vdekjes klinike.
PDK është parti që më së shumti shantazhohet , jo nga kundërshtarët por nga vet anëtarët e partisë ! Nëse ua mohoni një tender , ua përçajnë degën , nëse nuk ua siguroni një post udhëheqës në parti , kalojnë në parti tjetër apo kërcënohen me formimin e një partie të re.
Një udhëheqës i vërtetë dhe i vendosur dhe i cili merr përgjegjësi për pasojat eventuale , këto zhvillime i merr si mundësi të arta për reformimin e partisë . PDK nuk ka rini që merr vesh në politikë por ka rini politike që është e dëgjueshme ! Dhe , intelektualët e PDK-së , asnjëherë nuk kanë qenë të PDK-së ! Edhe kësaj radhe , falë votuesve që nuk dallojnë fort nga partai , PDK mund t’i fitojë deri në 22% të votave. Me LVV garon për vend të dytë.
AAK –ës , sipas meje , nëse zgjedhjet do të mbahen në 4 mujorin e ardhshëm dhe nëse Ramush Haradinaj e mbanë qëndrimin kundërshtues për “ kurvëri territoresh “ , do të jetë fituese më e madhe në Kosovë. Jo se AAK ka politikanë që shkëlqejnë nga intelektualizmi politik por se ka një trup votues stabil , të qëndrueshëm dhe të ashtëzuar , me palcë kurrizore Ramush Haradinaj . Në këtë rrethana , AAK do të fitojë së paku 13 % të votave dhe do të bëhet faktor i pashmangshëm për koalicione , sikur LSI në Shqipëri ndërsa Ramush Haradinaj si Ilir Meta .
PSD nuk do ta ketë problem ta kalojë pragun zgjedhor , madje parashoh të fitojë 7 – 8 % të votave . Po tregohet parti që nuk ka vendosur vija të kuqe , po shitet si e reformuar , e kanë nryshuar veshjen e sidomos e kanë zbutur gjuhën . PSD nuk e ka problem të bëjë koalicion me asnjë parti madje as me LVV nëse kjo i ofron një mundësi të tillë dhe paraqet interes politik për këtë parti.
Nisma për Kosovën do ta kalojë pragun duke u lodhur fort sepse do ta ketë shumë vështirë të mbërrijë deri në shkallën e 5 % , nëse zgjedhjet mbahen në 4 muajt e ardhshëm.
AKR , nëse vendosë të shkojë e vetme në zgjedhje gjasat për ta kaluar pragun zgjedhor janë të barabarta me gjasat e mia që me tuta dhe atlete t’i pushtojë majat e Mont Everesit të Himalajave . Megjithatë , AKR e ka një përparësi të bëhet pjesë e çdo pushteti shkaku se duke u shndërruar në kondom të programuar për të gjitha rekuizitet e partive që i fitojnë zgjedhjet , asnjëhere nuk mbetet jashtë pushtetit .
Alternativa për Gjakovën është parti që shërben si patericë për të gjitha partitë dhe pushtetin që kanë probleme për ecje të baraspeshuar. I plotëson të gjitha kushtet që kërkohen për të qenë paterica ; janë dy veta , me kondicion të mirë , me moshë premtuese dhe me kurriz shumë të lakueshëm !
Besoj se në zgjedhjet e parakohshme dhe nëse ato mbahen në 4 mujorin e ardhshëm e që jam i sigurt se nuk do të mbahen , renditja e subjekteve politike , në bazë të rezultateve do të jetë e ngjashëm apo e përafërt më renditjen në analizën time.