Komiteti Olimpik të Kosovës (KOK) ka prezantuar kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve. Kryetari i KOK, Besim Hasani tha se me kategorizimin e sporteve sportistëve dhe trajnerëve janë në rrugë të mirë.
Ai tha se ky kategorizim do të ju ndihmojë sportistëve dhe trajnerëve. Sipas Hasanit, vlerësimi është real dhe ky kategorizim do të ndikojë në rritjen e përgjegjësisë së federatave si dhe në qeverisjen më të mirë të tyre.
Kryetari i komisionit teknik për kategorizimin e sporteve, Shasivar Haxhijaj tha se kategorizimi është në fazën përfundimtare.
“Kategorizimi i sportistëve sporteve dhe trajnerëve është në fazën përfundimtare të saj”, tha ai.
Sipas rregulloreve katëgorizimi i sporteve bëhet në katër kategori:
Kategoria A: Federata e Xhudos, Federata e Futbollit, Karates, Hendbollit, Basketbollit dhe Volejbollit.
Në Kategoria B: Federata Atletike, Federata e Boksit, Notit, Ping Pongut, Skijimit,Tenisit, Peshëngritjes.
Kategoria C: Federata e Shigjetarisë, Ciklizimit, Shenjëtarisë Sportive, Gjimnastikës, Mundjes, Shahut Bouling, Bodybuilding, Autosportve, Kickboks dhe Aeronautikës.
Kategoria D: Minigolf
Federata e Taekwondos nuk është përfshirë në kategorizimin e sporteve për shkak se nuk është e licencuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Federata e Lundrimit, Kerlingut, Kalërimit, Bejsbollit, Parkoirit, Peshkatarisë, nuk janë kategorizuar për shkak të mungesës së aktiviteteve gjatë vitit 2017.
Ndërsa, Federata e Sporti Shkollor, Sportit Universitar, Pentatlonit Modern, Bjeshkatarisë, Sportit të Punëtorëve, nuk është kategorizuar për shkak të mos rregullimit me rregullore.
Sipas kategorizimit të prezantuar nga KOK nga sportistët janë kategorizuar Majlinda Kelmendi,Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Xuka, Laura Fazliu,Shpat Zeka, Herolind Nishëvci, Jetmir Gaqi dhe Gentiana Beqa.
Ndërsa nga trajnerët janë: Driton Kuka, Shqipe Zogiani, Burim Vraniqaj dhe Dren Beqa.