Sot, pesë vjet më parë, sporti më masiv në Kosovë, futbolli, theu izolimin shumëvjeçar.
Federata e Futbollit e Kosovës me në krye legjendën Fadil Vokrri, ia doli të bëhet anëtare e shtëpisë së futbollit evropian, UEFA.
Thyerja e izolimit bëri që kombëtaret dhe klubet tona të futbollit të nisin të shijojnë arenën ndërkombëtare, duke qenë të barabartë me shtetet tjera të botës.
Dyert e anëtarësimit në UEFA, FFK-së ia kishte hapur edhe anëtarësimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, më 9 dhjetor 2014, anëtarësim ky që iu mundësoi edhe shumë federatave tjera të bëhen anëtare të federatave ndërkombëtare.
KOK përgëzon Federatën e Futbollit të Kosovës dhe gjithë komunitetin e futbollit në këtë përvjetor, duke iu uruar edhe shumë suksese tjera në prezantim të denjë të vendit tonë në arenën ndërkombëtare – thuhet në një kumtesë të Komiteti Olimpik të Kosovës.