KOK-u dërgon sportistët në përgatitje për Tarragona 2018, boksierët fillojnë të parët përgatitjet

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 16:21 | Nga

Kanë mbetur edhe 14 ditë deri në fillimin e Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018, në të cilat Kosova do të marrë pjesë për herë të parë. 40 sportistë të 12 sporteve të ndryshme do të përfaqësojnë vendin tonë nga 22 qershori deri më 1 korrik 2018.

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik i Kosovës muajin e kaluar ka marrë vendim që të gjithë sportistët t’i dërgojë në përgatitje ndarazi.

Në marrëveshje me Federatën e Boksit të Kosovës, ekipi i boksit është duke u përgatitur prej disa ditësh në Shkodër të Shqipërisë.  Besfort Merlaku, Dielli Vranoci, Patriot Behrami, Violant Sylejmani, do të synojnë medalje në Tarragona 2018. Ata po përgatiten me përzgjedhësin e Kombëtares, ShefkiBogujevci.

“Prej disa ditësh jemi duke u përgatitur në Shkodër bashkërisht me Kombëtaren e Shqipërisë, ku do të zhvillojmë përgatitje deri më 21 qershor. Jemi optimist se nuk do të kthehemi pa medalje nga Tarragona, por së pari urojmë të kemi edhe fat në short”, deklaroi boksieri Sylejmani për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org)

Në ditët në vijim edhe sportistët e federatave tjera do të udhëtojnë për në përgatitje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme