Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka aprovuar raportin e Komisionit për Kategorizimin e Sporteve, Sportistëve dhe Trajnerëve, të cilët kanë dalë me rekomandim që shkaku i vështirësive të krijuara nga pandemia Covid 19, rezultatet dhe aktivitetet e federatave sportive të vitit 2020 të mos merren parasysh.
Me këtë rast, BE i KOK-ut i ka rekomanduar ministres për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, që kategorizimi i sporteve për vitin 2021 të bëhet me pikët e fituara nga rezultatet dhe aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2019.
Komisioni ka analizuar gjendjen e krijuar në sportin e Kosovës për vitin 2020, ku kishte ardhur në përfundim që shumica e federatave sportive nuk kanë arritur të realizojnë kalendarin e tyre të aktiviteteve, si dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare, shkaku i pandemisë Covid 19.
Ndërsa, për federatat e reja sportive, të cilat nuk janë kategorizuar në vitin 2020 dhe të cilat kanë aplikuar për kategorizim në vitin 2021, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, bazuar në rekomandimin e komisionit, i ka rekomanduar MKRS-së, që t’iu ndajë buxhet në bazë të nenit 6 të Rregullores për Kategorizimin e Sporteve, kriteri statusi i sportit, e që nënkupton se federatat olimpike t’i kenë 27 pikë, federatat joolimpike 17 pikë dhe federatat që janë anëtare të GAISF 11 pikë, si dhe federatat e tjera 5 pikë.
Për shkak se numri i pikëve në kategorinë e fundit është shumë i vogël, KOK ka rekomanduar MKRS-në, që federatave të dy kategorive të fundit t’ju ndajë minimum 10 mijë euro, me qëllim të realizimit të aktiviteteve të tyre, sipas kalendarit vjetor.
Federatat e pakategorizuara në vitin paraprak dhe vlerësimi sipas nenit 6 të Rregullores për Kategorizimin e Sporteve, Sportistëve dhe Trajnerëve:
Federatat Olimpike
Federata e Kajakimit të Kosovës 27 pikë
Federata e Golfit të Kosovës 27
Federatat Jo-olimpike
Federata e Motoçiklizmit të Kosovës 11 pikë
Federata e Biliardos së Kosovës 11 pikë
Federatat e njohura nga GAISF
Federata e Pikados së Kosovës 5 pikë
Federatat tjera
Federata e Arteve Marciale e Kosovës 5 pikë
Federata e E-sporteve të Kosovës 5
Në kategorizimin e sportistëve, ndodhen 21 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme. Edhe këtë herë prinë sporti i xhudos, në të cilin kategorizohen nëntë xhudistë.
Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka do të kenë më së shumti pikë, nga 60 sosh, ndërsa Nora Gjakova, Akil Gjakova e Laura Fazliu kanë nga 50, 40 dhe 30 pikë.
Mundësit Egzon Shala i takojnë 35 pikë, ndërsa boksierit Patriot Behrami, 25.
Në kategorizim ndodhen edhe shtatë karateistë, ku prinë Fortesa Orana me më së shumti pikë, 25, ndërsa nga atletika është vetëm Muhamet Ramadani (20).
Në kategorizimin për trajnerë ndodhen 11 sosh, derisa edhe këtë herë më së shumti pikë ka trajneri i xhudos, Driton Kuka me 172.5 pikë.
Në bazë të vlerësimit të pikëve dhe vlerës së pikës që do ta përcaktojë ministrja Vlora Dumoshi, Ministria për Kulturë, Rini e Sport do të ndajë buxhetin për federatat, sportistët dhe trajnerët për vitin 2021.
KATEGORIZIMI I SPORTISTËVE
Majlinda Kelmendi (Xhudo) 60 pikë
Distria Krasniqi (Xhudo) 60 pikë
Loriana Kuka (Xhudo) 60
Nora Gjakova (xhudo) 50
Akil Gjakova (xhudo) 40
Laura Fazliu (xhudo) 30
Flaka Loxha (xhudo) 20
Erza Muminoviq (xhudo) 20
Fatjona Kasapi (xhudo) 5
Egzon Shala (mundje) 35
Patriot Behrami (boks) 25
Fortesa Orana (karate) 25
Albulena Gërvalla (karate) 20
Elhami Shabani (karate) 20
Vesa Ibrahimi (krate) 20
Benjamin Shabani (karate) 20
Betim Maliqi (karate) 11.5
Dren Ibrahimi (karate) 6.25
Muhamet Ramadani (atletikë) 20
Kushtrim Bajraktaraj (bodybuilding) 17.50
Granit Kuleta (bodybuilding) 10
KATEGORIZIMI I TRAJNERËVE
Driton Kuka (xhudo) 172.5 pikë
Shqipe Zogiani (karate) 25
Sylejman Shala (mundje) 17.5
Besim Brahimi (boks) 12.5
Isak Curri (karate) 10
Blerim Hajdari (karate) 10
Shaban Ramadani (atletikë) 10
Sabri Dragusha (bodybuilding) 8.75
Agron Tosuni (karate) 5.75
Esat Lata Bodybuilding 5
Fidair Berisha Karate 3.125