Komiteti Olimpik i Kosovës do të fillojë me seminarin për 40 sportistët elitarë nga ora 12:00.
Seminari mbahet për shkathtësi mentale dhe udhëhiqet nga Graziella Thake, themeluese e organizates Optimization HUB.
Seminarin do ta ndjekin xhudistët elitarë, si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova, mundësi Egzon Shala, karateistët, Herolind Nishevci, Fortesa Orana, Elhami Shabani, boksierët Donjeta Sadiku, Patriot Behrami, etj.
Seminari mbahet online përmes platformës Zoom.
Trajnimi i radhës mbahet nesër prej orës 8:00 me grupin e parë dhe prej orës 9:00 me grupin e dytë.
KOK fton edhe komunitetin e gazetarëve që krahas inçizimit të seminarit, të ndjekin edhe ligjëratat.