Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka bërë përzgjedhjen e 10 sportistëve të rinj, që do të përfitojnë bursa si Shpresa Olimpike dhe Paraolimpike nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.
Bordi u bazua në rezultatet e sportistëve të arritura gjatë vitit 2017 në vend dhe në arenën ndërkombëtare dhe sipas Rregullores nr. 03/2013 rekomandon MKRS-në për dhënie të bursave.
Sportistët do të përfitojnë nga 150 euro në muaj, gjatë tërë vitit 2018.
10 sportistët që do të përfitojnë bursa si shpresa olimpike 2018