Katër agjentë të DEA-s amerikane kanë mbërritur në Portin e Durrësit ku më 27 shkurt u kap një sasi rekord prej 613 kg kokainë, me vlerë 180 milionë euro.
Mësohet se agjentët specialë kanë kontrolluar mënyrën e procedimit të Agjencive në Portin e Durrësit në lidhje me hetimin e kokainës.
Qendra e antidrogës amerikane që mbulon rajonin e Ballkanit është me zyrë në Athinë. Ata kanë hyrë në Shqipëri nga Pika Kufitare e Kakavijës, të pajisur me pasaportë diplomatike.
Për ngarkesën e drogës që ishte fshehur në dyshemenë e një kontejneri me banane, që kishte mbërritur në Portin e Durrësit më 19 shkurt, është shpallur në kërkim pronari i “Arbri Garden”, në magazinat e të cilit u zbulua ngarkesat.
Ndërkohë janë arrestuar edhe menaxheri dhe shoferi i kompanisë në fjalë.