Shuarja e gazetarit të njohur e të çmuar, Ganimet Klaiqi, vlerësohet si humbje e madhe për gazetarinë e Kosovës, ku ai dha një kontribut të çmueshëm.
Kolegët e kujtojnë për modestinë dhe profesionalizmin e tij.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me pikëllim dhe dhembje të madhe lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë Ganimet Klaiqi.
Me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij gjatë dekadave të kaluara, Ganimeti do të kujtohet gjithnjë si një profesionist për breza të tërë të gazetarëve, për kolegët e tij si dhe për të gjithë ne që e kemi njohur.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet me të sinqerta për këtë humbje të madhe. Kjo vdekje është një humbje e madhe për familjen, për miqtë dhe për kolegët gazetarë.
Agron Bajrami, Kryeredaktor i Kohës Ditore:
Shuarja e kolegut tonë të çmuar, Ganimet Klaiqi, është humbje e madhe për të gjithë ne.
Gjatë viteve sa ka qenë pjesë e “Kohës Ditore”, por edhe më pas si ligjërues universitar, Ganimeti ka lënë shenjë të pashlyeshme si një profesionist i madh, familjar i dedikuar dhe person i papërsëritshëm.
Në këto momente pikëllimi, në emër të kolegëve nga “Koha Ditore”, e cila për vite ishte shtëpi edhe e Ganimetit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, dhe të gjithë miqtë e kolegët tjerë.
Do e mbajmë në kujtim përherë ashtu si ishte deri në fund – i buzëqeshur e zemërhapur, duke i dhënë kuptim gazetarisë dhe jetës si njeri.
Halil Matoshi, Mik i të ndjerit
Na la Ganimet Klaiqi – Lamtumirë koleg i dashtun!
Mbramë m’zu ankthi por s’me kish lanë ende shpresa – kam qa nji copë herë t’mirë – e sot s’kam ma as lot!
Na la kolegu ynë i mirë dhe i drejtë – profesionisti i zoti – te cilin e kam njofte pergjjate tanë jetes se Tina, që herët bashkë e morëm anën e lirisë – e kam punue me te ne KOHA Ditore plot shtatë vjet!
M’la dosti i jem me t’cilin kemi ba udhë, kemi folë e debatue ashpër, tuj e gjurmue të vërtetën…
I dinjitetshëm dhe i virtytshëm – gjithnjë i buzëqeshun – ia kemi thanë shpesh edhe kangës së bashku;
Kurrë s’kam me e harrue njat za pushkë të malësorit Gallapian që kapte majat si një tenor per me u matë me Majën e Kitkës rrëzë së cilës asht le!
Ky njeri shpirtmadh, vetëm disa orë para se me ndrrue jetë – me forcën e vdekjes – kishte marrë anën e jetës dhe po e mbronte të drejtën me e thanë të vërtetën, po e mbronte lirinë e fjales, koleget e tij…
Ishte koleg shembullor por edhe mësues i urtë që di të fal – ishte mësuesi i parë i Artianas në gazetari – për të cilën m’pati thanë se “fjalia e saj asht me palcë dhe e formësueme aq mirë si me pas punue me dekada” – e unë për vajzen teme hala s’e kisha ditë qe di me shkrue për gazetë!?
Falemneres për Mësuesin e Ty Artianë ngushëllime!
Kam pas qef me t’mbajte mend t’ri e t’hjeshem dhe mbi t’gjitha t’buzëqeshun mik, se na pate msue keq: Tanë jetën na ke dhanë vetëm kurajë e buzëqeshje!
-”Ku je djalë, qe po ta harroj emnin…?
Po jo Klajë, ti je shegarë shpesh, ama unë tash nuk jam n’qef për hokat tua dhe nuk kam me ta harrue emnin kurrë!
Te betohem!
Ngushëllime Zojes Klaiqi dhe fëmijeve, farefisit të gjanë e miqve!
Të jeni të sigurt që Ganimeti u ka lanë emën t’mirë e krenohuni me të!
Ngushëllime Zojes Klaiqi dhe fëmijeve, farefisit të gjanë e miqve!
Të jeni të sigurt që Ganimeti u ka lanë emën t’mirë e krenohuni me të!
Ngushëllime Nanes, familjes dhe Zojes Klaiqi e sidomos fëmijeve t
Ngushëllime Zojes Klaiqi dhe fëmijeve, farefisit të gjanë e miqve!
Të jeni të sigurt që Ganimeti u ka lanë emën t’mirë e krenohuni me të! Ganimetit, po edhe farefisit të gjanë e miqve!
U thom me krejt qenien time: Të jeni të sigurt që Ganimeti u ka lanë emën t’mirë e krenohuni me të!
Hiri i Perëndisë raftë mbi të e i lehtë i qoftë dheu i Atdheut!
Na i këpute dyja kambët Ganimet bre!
Lamtumirë i dashtun!
Safet Zejnullahu, Koleg i të ndjerit në UBT
Kur humb një mik kaq të mirë si Ganimeti, nuk mund të ndjesh veç trishtim e dhembje të madhe.
Ngushëllimet më të sinqerta Familjes, kolegëve gazetarë e profesorë dhe studentëve.
Prehu në paqe miku im!