Kolegët që duhet shmangur në punë për shkak të sjelljeve toksike

Prishtinë | 27 Tet 2023 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Të gjithë kemi pasur njerëz toksikë në jetën tonë, të cilët në mënyrën e tyre unike, na kanë mbushur me helm, por puna është se ne kurrë nuk do kemi sukses nëse i mbajmë afër vetes.

Ata do t’ju bëjnë të pyesni veten nëse keni reaguar tepër, nëse jeni tepër të ndjeshëm, nëse, përsëri, keni keqinterpretuar gjithçka.

Problemi qëndron tek mënyra sesi mund të të bëjnë të thuash klasiken “nuk e ke fajin, e kam unë”. Ata do t’ju bëjnë të pyesni veten nëse keni reaguar tepër, nëse jeni tepër të ndjeshëm, nëse, përsëri, keni keqinterpretuar gjithçka. Edhe ju lëndoheni, ose rregulloni vazhdimisht sjelljen tuaj, në mënyrë që ky person të jetë në rregull. Epo, ndoshta nuk është faji juaj.

Është e rëndësishme të jeni në gjendje të identifikoni toksicitetin dhe ta shmangni atë, sepse mund të mos keni fuqinë ta ndryshoni atë, por sigurisht që mund ta shmangni duke hequr njerëzit toksikë nga jeta juaj. Si e zbuloni se kush janë ata?

Kjo është fraza që ata vazhdojnë të përdorin: “Unë nuk dua që ne të luftojmë, por…”

Para së gjithash, sapo hapin gojën, janë gati për zënkë, kanë humbur çdo dëshirë për të komunikuar dhe vetëm presin që ju ose të pranoni mendimin e tyre, ose të filloni masakrën. Është më mirë të luftoni dhe të lini tensionin, ose thjesht të mos thoni asgjë.

Të ngjashme