Kolegji AAB fillon vitin e ri akademik 2017/18

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 16:09 | Nga

Me ceremoni solemne të mbajtura në ambientet universitare të të tria degëve, në Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë, Kolegji AAB nisi sot vitin e ri akademik 2017/18.

Në degën e Kolegjit AAB në Prishtinë, ceremonia hapëse e vitit të ri akademik u mbajt në AAB Teatrin “Faruk Begolli”. Me këtë rast, zv.rektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi, u uroi mirëseardhje studentëve të rinj në botën akademike dhe universitare.
Ai u tha studentëve se Kolegji AAB është pikërisht vendi ku shumë të rinj kanë gjetur përgatitjen e duhur akademike dhe përgatitjen për jetë.

“Ne tani e 17 vite, çdo ditë bëjmë përpjekje që puna e jonë, çdo ditë të jetë më e mirë. Pjesë e kësaj përpjekje, që nga sot jeni edhe ju. Ne jemi kujdesur që të përzgjedhim profesorët më të mirë. E vetmja arsye është që profesorët e mirë, mund të ju ofrojnë një përgatitje të mirë akademike. Nuk do shumë fjalë me e dëshmuar faktin që AAB-ja është investimi më i madh sidomos në sektorin jopublik. Mirëpo, jo vetëm investimi në infrastrukturë, por edhe investimi në punën e përditshme ka bërë që AAB-ja të rangohet si institucioni më i mirë në sektorin jopublik, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, tha zv.rektori Vehapi, duke shtuar se beson fuqishëm që së shpejti, Kolegji AAB do të bëhet edhe institucioni më i mirë përfshirë edhe sektorin publik.

”Ju jeni në fillimin e juaj, e keni të qartë se ju presin shumë punë. besoj se jeni të gatshëm që të përballeni me të gjitha sfidat. Ne, dekanët, profesorët, jemi këtu që t’ju mbështesim”, theksoi ai.
Zv.rektori Vehapi tha se janë qindra/mijëra storje suksesi të studentëve që kanë kaluar nëpër Kolegjin AAB dhe se është i bindur që edhe në mesin e studentëve të rinjë që kanë filluar sot jetën akademike, do të ketë emra shumë të njohur që do të ndërtojnë karrierë të suksesshme.

Ai i prezantoi para studentëve të rinj edhe të gjithë dekanët e fakulteteve të Kolegjit AAB.

Kolegji AAB, krahas shumë programeve të akredituara që ofron për studentët e rinj, këtë vit e fillon edhe me Fakultetin e Radiologjisë dhe atë të Stomatologjisë.

Ligjëratat për studentët e rregullt do të fillojnë të enjten e ardhshme më datën 12 tetor, ndërsa për ata pashkëputje nga puna, ligjëratat fillojnë me datën 14 tetor, orareve të cilat janë në uebfaqën e Kolegjit AAB (www.aab-edu.net).

Ndërkaq, për të gjithë ata që ende nuk janë bërë pjesë e Kolegjit AAB, regjistrimi i studentë të rinj vazhdon deri më 12 tetor.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme