Kolegji “Universi” ka vazhduar me organizimin e aktiviteteve në Bardhosh të Prishtinës, me ç’rast qytetarët e interesuar kanë pasur mundësi që të masin pa pagesë tensionin e gjakut e kontrolle të tjera shëndetësore.
Behrije Halilaj-Vishi ka treguar se ky aktivitet kishte nisur në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë dhe do të vazhdojë edhe gjatë tetorit në qytete e vendbanime të tjera të Kosovës.
“Qëllimi është vetëdijesimi i qytetarëve për kujdesin më shumë ndaj shëndetit të tyre si dhe ndaj ushqimit, aktivitetit fizik etj., në mënyrë që ata të kenë një jetë të shëndetshme për veten e tyre”, tha Halilaj-Vishi, për Ekonomia Online.
Këtij aktiviteti të Kolegjit Universi i janë përgjigjur një numër i madh i qytetarëve kosovarë, të cilët kanë pasur mundësi që falas të masin tensionin e gjakut, pulsin, peshën, gjatësinë, si dhe do të kalkulojnë Indeksin e Masës Trupore (BMI) etj.
Kolegji “Universi” ka si pjesë të studimeve dhe Programin Bachelor për Infermieri.