Kolegji AAB shënon Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Prishtinë | 12 Maj 2017 | 12:07 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Kolegji AAB ka organizuar një aktivitet ku studentët e Infermierisë të këtij kolegji ofruan shërbime infermierore falas për qytetarët e Prishtinës, për matjen e shenjave vitale të trupit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë aktivitet që po mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti”, studentët e AAB-së kryen shërbime mjekësore tek qytetarët si: matja e tensionit, e pulsit, gjatësisë dhe peshës trupore, kalkulimi i Indeksit të Masës Trupore, si dhe parametra tjerë u analizuan.

Mimoza Bajraktari profesoreshë e Infermierisë në Kolegjin AAB, tha se qytetarët mund të përfitojnë nga këto shërbime, sepse ka shumë qytetarë që si kushtojnë rëndësi matjes së tensionit apo sheqerit.

“Me këto shërbime mund ta zbulojnë që ta kenë sheqerin në gjak, apo edhe mund të kenë një tension të lartë, të cilin nuk e ka vërejtur më herët, dhe ne e këshillojmë që të shkojë në një qendër të mjekësisë familjare, e cila është sa më afër”, u shpreh Bajraktari.

Të ngjashme