Kolegji Universum është i vetmi institucion i arsmit të lartë që është përzgjedhur nga Ambasada Amerikane të prezentojë ligjeratën inspiruese në fushën e teknologjisë nga Peter Corbett me qëllim të nxitjes së mendimit ndërmarrës tek studentët e Kolegjit Universum.
Peter Crobett është themelues i kompanisë multi-milionshe iStrategyLabs, i cili ndau storien e tij të suksesit me studentët e Kolegjit Universum.
Në panelin ligjerues morrën pjesë z. Alejtin Berisha – Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit Universum, Michelle Schon – Zyrtare për Marrdhënie me Jashtë dhe Zëdhënëse e Ambasadës së Amerikës në Prishtinë, dhe Peter Corbett – Drejtor Ekzekutiv i iStrategyLabs.
Folësit e kësaj ligjerate shprehën nevojën për zhvillimin e fushës së Ndërmarrësisë në Kosovë dhe efektin e kësaj fushe në gjenerimin e vendeve të punës për ekonominë kosovare. Mes të tjerash, z. Alejtin Berisha ritheksojë fokusin dhe punën e Kolegjit Universum në ofrimin e planprogrameve akademike në fushën e Ndërmarrësisë.
Ndërsa, ligjëruesi dhe ndërmarrësi i mirënjohur, Peter Corbett gjatë ligjeratës në Kolegjin Universum tregoi storien e tij se si ka arritur të krijojë një kompani të suksesshme teknologjike – “Si fëmijë jam rritur në familje mesatare Amerikane dhe kam filluar të shkruaj programe softverike që nga mosha 9 vjeqare.
Gjatë tërë jetës kam punuar të bëhem ndërrmarrës por ajo ëndërr më është realizuar kur më kanë larguar nga puna dhe më është dashur të mbijetoj. Kur kam filluar biznesin tim ishte koha më e vështirë në Amerikë, ishtë kriza e vitit 2007-2008. Gjithsesi, unë u fokusova në gjërat që di të bëjë që ishin; programimi, marketingu, dhe zgjidhja e problemeve. Rrjedhimisht themelova kompaninë iStrategyLabs e cila kryen shërbime dhe zgjidh probleme për kompanitë më të njohura në botë”.
Kur u pyet se cilët ishin mentorët në ditët e hershme të karrierës ai u përgjigj – “Gjithmonë kam ëndruarr të kem mentor biznesmen apo ndërrmarrës me renome botërore por në rastin tim mentorët më meritorë për suksesin tim ishin Profesorët të cilët më kan ndihmuar gjatë tërë kohës”.
Përmes këtij eventi dhe shumë eventeve të tjera në vazhdim, Kolegji Universum do të vazhdojë me punën e palodhshme në prurjen e personaliteteve botërore me qëllim të promovimit dhe zhvillimit të sektorit privat dhe Ndërrmarrësisë në veçanti.