Universiteti më i madh publik në SHBA vjen në Kosovë?

Prishtinë | 08 Pri 2023 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Kohëve të fundit kanë qarkulluar lajme të shumta rreth faktit se universiteti më i madh publik në SHBA, Arizona State University – ASU ka ardhur në Kosovë.

Dhe, këto lajme janë padyshim të vërteta.

Në fakt është Kolegji Universum, tashmë i njohur si UNI – Universum International College që e ka sjellë në Kosovë këtë mundësi të jashtëzakonshme për Kosovën por edhe rajonin.

Me anë të këtij partneriteti, studentët e UNI do të mund të përfitojnë mundësi për diplomë të dyfishtë dhe qasje në resurset e jashtëzakonshme të ASU-së.

ASU numëron rreth 150,000 studentë që ndjekin klasat dhe është nga universitetet më përfshirëse në SHBA. Ky partneritet do të ofrojë përfitime të panumërta për studentët e UNI – Universum International College, i cili automatikisht bëhet ‘Powered by Arizona State University’.

Përfitimet konkrete të studentëve të UNI do të jenë, përveç tjerash:

  • Qasje në arsim të nivelit global nga Kosova;
  • Programe te projektuara sipas një Universiteti të rankuar shumë lartë;
  • Mundësi për diploma të dyfishta
  • Përvoja në projekte kërkimore të përbashkëta dhe në bashkëprodhime shkencore.

Ky partneritet pritet ta dërgojë arsimin e lartë dhe sektorin e edukimit në përgjithësi në Kosovë në një nivel tjetër.
Për më shumë informata rreth nesh kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Uni-Universum International College facebook & instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme