Fatmire Mulhaxha Kollçaku nga Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të rikthehet ligji për paga.
“Të paguhet çdo orë shtesë e punëtorëve shëndetësorë dhe rrezikshmëria. Vetëm me ligj të pagave rriten pagat”, deklaroi ajo gjatë seancës parlamentare.
Megjithatë, propozim rezoluta nuk kaloi, pasi nuk pati kuorum të mjaftueshëm.