Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se nga buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2022, i miratuar në Kuvend, do të mbështeten shumë projekte në nivel vendi si dhe për secilën komunë veç e ve, shkruan Ekonomia Online
Po ashtu ka thënë se vendlinja e sajë, Peja do të përfitojë shumë buxhet për projekte.
Teksa ka vazhduar duke thënë se për të shëndetësia mbetet prioritet mbi prioritete, dhe se do të investojnë për 2 aparatuar njëra për diagnostikim dhe tjetra për trajtim.
Postimi i plotë:
Nga buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2022, i hartuar nga Qeveria Kurti dhe i miratuar në Kuvend, do të mbështeten shumë projekte në nivel vendi si dhe për secilën komunë veç e veç.
Është e qartë që edhe Regjioni nga ku vij, dhe vendlindja ime Peja, po ashtu do të përfitojnë një pjesë të buxhetit për shumë projekte.
Në nivel të shtetit unë i listova vetëm dy që i kam më për zemër, e për të cilat kam dhënë kontribut edhe si inicuese apo bashkinicuese.
Për mua, shëndetësia mbetet prioritet mbi prioritete.
Pra blerja e dy aparaturave, njëra për diagnostikim dhe tjetra për trajtim. Rezonanca magnetike për Spitalin Regjional në Pejë dhe aparatura e gjeneratës së fundit të radioterapisë për Klinikën e Onkologjisë, të dy këto projekte që do të jetësohen patjetër, edhe nëse do të ketë nevojë të shtohen mjete.
Vetëm për këto dy projekte janë ndarë 2.3 milionë euro.
Po ashtu, në korrik të këtij viti, Instituti i Onkologjisë së Kosovës ka vënë në funksion aparaturën e gjeneratës së fundit të radioterapisë e cila përdor metodologjinë IMRT (Intensity Modulated Radiation Terapy) e cila mundëson fokusimin preciz të dozës rrezatuese në volumin targetues duke ruajtur maksimalisht indet e shëndosha përreth.
Blerja edhe e këtij aparati të parë është direkt kontribut i ne deputetëve, të cilët asokohe propozuam amandament për ndarjen e 1.7 milion euro për blerjen e këti aparati, dhe e miratuan të njëjtin.
Këto janë lajme të mira për Kosovën dhe çdokush duhet të gëzohet.